Kanarina e Butë (shtëpiake)
Përshtati Spartak Sinojmeri
Kanarina e butë (shtepiake), shpesh e njohur thjesht si kanarinë, (Serinuscanariadomestica), është forma e zbutur e kanarinës së egër, që s’është tjetër vecse një zog këngëtar i vogël, i familjes së Finch-ve, që jeton në ishujt Azore, Madeira dhe Kanarie. Supozohet se kanarina e egër, është sjellë ngaishujt e sipërpërmendur në Europë, në Shekullin 17, nga një marinar spanjoll.
Vlerat e kanarinave
Vlerat kryesore të kanarinave janë ato sonore dhe vizuale. D.mth. kanarina e butë, mbetet një specie me vlera të jashtëzakonshme rikrijimi, zbavitjeje dhe rilaksimi. Vetitë e tij fizike dhe biologjike, kërkesat për ushqim të thjeshtë etj, bejnë që kyzog të jetë mjaft i përshtatshëm për tu kultivuar edhe në mjediset evogla si shtepi, garazhde etj. Për vlerat rilaksuese dhe zbavitëse do të flasim më poshtë. Por përvec tyre,ndër vite ka patur dhe ka edhe përdorime të tjera të kanarinave.
Dikur, kanarinat u përdorën edhe si një system alarmi në miniera. Gazrat toksike si monoksidi I karbonit, metani etj vrisnin sëpari zogjtë pastaj kishin efekte mbi njeriun. Shënjat shqetësuese apo vdekja e zogjve, lajmëronin minatoret për praninë në masë të madhe të gazeve helmuese. Fraza “Kanarina në njëminierë qymyri”, përdoret shpesh si një thënie për praninë e dikujt që paralajmëron ndonjë ngjarje apokrizë. Nga anatjetër, termi mjedisor “klimë/sjellje kanarine” përdoret për t'ju referuar specieve që ndikohen dhe reagojnë përpara të tjerave nga rreziku mjedisor, dhe që shërbejnë si një sistem alarmi i hershëm për speciet e tjera duke i shpëtuar ato nga rreziku.
Kanarinat janë përdorur në mënyre intensive për studimet e Neurogjenezës ose lindjen e neuroneve të reja në një tru adult, si dhe për studime bazë për kuptimin se si zogjtë këngëtare kodojnë dhe prodhojnë këngën. Në këto raste, kanarinat kanë shërbyer si specie model për zbulimin se si truri I vertebrorëve mëson, konsolidon, memorjen dhe rrithërret/ripërserit lëvizje tmotorrike të koordinuara. Fernando Nottebohm, një profesor në Universitetin Rockfeller të Nju York-ut, arriti të detajojë strukturat e trurit dhe rrugët që përdoren në prodhimin e kënges së kanarinave.
Vlerat argëtuese dhe shlodhëse të kanarinave janë ato që e kanë bërë këtë shpend, një ndër kafshët me të preferuara shtëpiake. Që herët në shekullin e 18 të Eres Sonë, të apasionuarit pas kanarinave filluan kultivimin e kanarinës në kafaz, duke përftuar zogj të mrekullueshëm mjaft të bukur dhe me cilesi vokale të jashtëzakonshme dhe unike. Murgjit, qenë të parët që u fokusuan në shtimin e tyre dhe nxirrnin në treg për shitje vetëm meshkujt (që këndonin). Kjo bëri që tregu i zogjve të ishte mjaft i mbyllur dhe cmimi i tyre jashtëzakonisht i lartë. Zogjtë, mund të bliheshin vetëm nga të pasurit. Shumë shpejt, kanarina u bë e modës dhe mjaft e preferuar në oborret mbretërore të Spanjës dhe Anglisë. Por, përvehtësimi i femrave, filloi të përhapej me shpejtësie dhe në shtresat e tregëtarëve, dhe lindi edhe brezi i parë I kultivuesveprofesioniste. Sëbashku me kultivimin e zogjve, filloi edhe kultivimi i farërave që përdoreshin për ushqimin e tyre.
Më vonë rritja e kanarinave u bë pjesë e jetës për qytetarët dhe ky hobi morri një zhvillim të vecantë, sidomos në Angli, Gjermani, Hallandë, Spanjë e Itali. Sot kultivimi dhe rritja e kanarinave ka përfshirë mbarë botën.
Në Shqipëri, kanarinat e para janë konstatuar përpara luftës së dytë botërore, në disa familje intelektualësh në Shkodër, Korcë, Tiranë e Durrës. Më vonë, pas viteve 60të të shekullit të 20të, kanarinat patën një përhapje të mirë në qytetarët e vendit. Shërbimet komunale të gjelberimit ngritën dy qendrat e para të mbarështimit të kanarinave; njëra pranë Kopshtit zoologjik të Tiranës dhe tjetra në qytetin e Vlores. Në qytetet kryesore, nga njësitë e gjelbërimit, nën tëcilat funksiononin edhe fidanishtet, u hapën dyqanet e luleve, ku pak nga pak filloi tregëtimi me cmime fikse I kanarinave, kafazeve, aksesoreve të ndryshëm dhe ushqimit të zogjve. Rritës të apasionuar, kryenin thuajse ilegalisht dhe me mjaft sforco kultivimin e kanarinave. Edhe tregëtimi i zogjve nga ta ishte ilegal dhe shpesh me pasoja. Mjaft i vështirë ishte sigurimi i ushqimit për kanarinat, sidomos përpara tregëtimit të tij në dyqanet e luleve. Në fund të viteve 1980, dhe sidomos me zëvendësimin e sistemit të ekonomisë së centralizuar me atë të ekonomisë së tregut, numri i kultivuesve të kanarinave u rrit në mënyrë të ndjeshme. I rëndësishëm ishte kontributi i kultivuesve të hershëm, në edukimin e rritesave të rinj. Inisjativat private të kultivimit u shoqëruan me hapjen e dyqaneve të kafsheve shtëpiake dhe ushqimeve të tyre, që furnizoheshin rregullisht nga tregu i brendshëm dhe i jashtëm.
Grupet kryesore të kanarinave
Duhet thënë se kanarinat shtëpiake klasifikohen në tre grupe kryesore.:
- Kanarinat e gjyrës- të vlerësuara për ngjyrat e tyre të vecanta si Mozaik, me faktor të kuq (e kuqe e ndezur), bronxate, eumo, satine etj, janë kultivuar pas shekujsh përpjekjesh dhe sakificash. Pëervec larmisë së ngjyrave që shfaqen në nënracat e ndryshme, tëgjithë meshkujt e ketij grupi këndojnë mjaft bukur. Sidoqoftë, vlerësimi i tyre bëhet vetëm nëpërmjet analizimit dhe pikëzimit sipas karakteistikave koloristike. Meqënëse kanarina e egër kishte një ngjyrë të verdhë në jeshile, ndër zogjtë e ngjyrës u përftuan mjaft individë e me vonë nëngrupet e ngjyres me factor të verdhëe, jeshil të ndërmjetëm(sieumo) etj. Mendohet se ndërthurrja e kanarinës me një specie të eger me factor të kuq, solli racat e ngjyrës me factor të kuq, bronxate etj.Këto lloj kanarinash janë më të përhapurat në vendin tonë, pas kanarinave të këngës.
Pamje të kanarinës me factor të kuq Pamje të kanarinës Eumo me bazë të verdhë
- Kanarinat e Tipit (formës) (kultivohen për karakteristikat e formave dhe përmasave të tyre) – ndër to mund të përmënden Border, Gibber Italicus, Gloster, Lancashire, Raza Española, Yorkshire, etc.). Nënracat e kanarinave të formës janë kultivuar ndër shekuj duke arritur deri në nënspecie që nga forma ngjasojnë shumë pak me origjinalet (kanarinën e egër). Meshkujt e këtyre nënracave, gjithashtu këndojnë shumë bukur, por nuk kanë cilësinë e performancën e kanarinave të ngjyrës dhe aq më shumë të atyre të këngës. Sidoqoftë, ata që gëzojnë shoqerinë e tyre në shtëpi apo mjediset ku punojnë, kanë fatin të përfitojnë dhe rilaksohen jo vetëm nga pamja e zogjve, por edhe nga kënga e tyre. Duhet theksua se përgjithësisht, përmasat e këtyre zogjve, janë më të mëdha nga përmasat e kanarinave të ngjyrës apo këngës. Vendi ku u punua më shumë për stabilizimin e racave të kanarinave tëTipit/formës janë Britania e Madhe, Franca e Italia. Janë pikërisht këto vende ku përsoset edhe aktualish tkultivimi i këtij tipi kanarine. Këto lloj kanarinash janë pak të përhapura në Shqipëri.
Pamje të Kanarinës Gibber Italicus Pamje të kanarinës Gloster
- Kanarinat e këngës (kultivohen për këngëen e tyre të vecantë – ku klasifikohen tri racat e njohura nga Organizata Botërore e Ornitologjisë (OBO), si Harz iGjerman,apo Rolleri Gjerman, Malinois Ëaterslager Belg, dhe Timbrado Spanjoll. Edhe raca të tjera janë kultivuar nga apasionantëet e këngës, por ende nuk janë aprovua rdhe certifikuar nga OBO. Në vendin tonëe, kultivimi i këtyre llo jkanarinave është mjaft i përhapur sidomos në Tiranë e qytete e tjera të mëdha si Durrës, Korcë, Fier, Vlorë, Pogradec, Elbasan, Shkodër etj
Foto e kengës Harz Roller Foto e Kanarinës së Këngës Malinois Ëaterslager
Kanarinat gjykohen në konkurset e tyre, për këngën, trupin apo ngjyrën, pas mbylljes së plotë të periudhës së ndërrimit të puplave. Kjo nënkupton që në hemisferën e veriut, sezoni i konkurseve përfshin periudhën nga Tetori e Nëntori deri në Dhjetor e Janar. Në këtë periudhëe ndodhin kryesisht edhe ekspozimet e kanarinave. Konkursi dhe ekspozimi më i madh I kanarinave është ai i organizuar nga OBO ne Europe cdo vit, ku marrin pjese mbi 20000 zogj.