LIGJET, RREGULLAT OSE DETYRIMET DHE TE DREJTAT NE ORNIKULTURE.
C.I.T.E.S. DHE RREGULLAT E PERGJITHESHME NDERKOMBETARE
Pergatiti. Koço KASKAVIQI

NJE HYRJE E NEVOJSHME
Në vendin tonë ende nuk janë ngritur të gjitha strukturat të cilat duhet të kryejnë procedurat dhe ndjekin zbatimin e regullave që kërkohen për mbarështimin në kafaz të shpendëve dekorativë. Por duke i konsideruar ato si të detyrueshme, sepse ekziston baza e nevojshme ligjore, kemi të drejtën të mendojmë, që ashtu si në vendet e tjera të botës së qytetëruar, do të vijë shumë shpejt koha dhe ato jo vetëm do të ngrihen, por do të kërkohet dhe zbatimi i përpiktë i ligjeve dhe regullave që burojnë prej tyre. Ndërkohë që në kohët e sotme, ka nisma te reja ligjore, për të ashpërsuar dënimet ndaj atyre që mbajnë në kushte kafazi (burgimi) kafshë apo shpendë që jetojnë të lirë në natyrë në kundërshtim me regullat dhe ligjet në fuqi. Nga ana tjetër, janë të shumtë pasionantët e dashuruar pas zogjve të cilët jetën e tyre e kanë të lidhur me ta. I shumojnë me dashuri në kafaze duke i përsosur, marrin pjesë në ekspozita dhe organizojnë gara brënda dhe jashtë kufijve të vendit, përhapin apo i tregëtojne tek të tjerë adhurues arritjet e tyre.... Veç mbarështuesve të kanarinave të cilat janë zogj që e kanë të pamundur të mbijetojnë në liri, pra jashtë kafazit, janë të shumtë adhuruesit e gardelinave, trishtilit, gush kuqit, bilbilit, bilbili kok zi, harabelive, tak-tak ut, dhjamci i barit, dhjamc kok zi, vurdujve, e tje,….por të hibrideve të vecante të përftuar në kafaz nga kryqezimet e tyre eksperimentale...  Janë të shumtë adhuruesit dhe mbarështuesit e papgajve, të zogjve ekzotike…etje
Por, cilat janë regullat dhe ligjet që regullojnë veprimtarinë dhe pasionin tonë në këtë fushë ?
Në menyrë që t'ju vijmë në ndihmë mbarështuesve po përpiqemi ti shtjellojmë në këtë përmbledhje.
Duke pasur parasysh që gjithë shoqëria jonë funksionon mbi bazën marëdhënieve shoqërore të drejtat dhe detyrimet ndaj njëri tjetri regullohen nëpërmjt ligjeve.Ligjet duhet t’i respektojnë të gjithë, ato duhet të jenë të qarta dhe të thjeshta. Përdorimi i gjuhës të thjeshtë duhet të jetë një objektiv kyç për ligjvënësin.
Duket sikur ky qëllim arrihet gjithmonë. Mirëpo edhe pse duket sikur nuk do të jetë e nevojshme për të "interpretuar" një ligj,ndodh shpesh që, edhe kur aplikojmë për parimet e domosdoshme ose "të përgjithshme" të ligjit, ashtu dhe kur aplikojmë për një "rast"në dukje si të veçantë, shpesh konsiderohet dhe interpretohet në të dy rastet si një rast i veçantë. Nëse, edhe në rastin tonë, këto rregulla do t'i shohim në një mënyrë inovative, kjo do të kthehet në vetvete në një çështje komplekse dhe çdo gjë do të bëhet edhe më e komplikuar.
Një ligj i vetëm nuk është i izoluar, por është pjesë e një rendi ligjor, një sistemi rregullash që plotësojnë dhe nganjëherë janë reciprokisht të varur nga njëri tjetri,ndaj dhe interpretimi i një ligji, nuk është gjithmonë i lehtë.
Për fat të keq ndodh, që nga rajoni në rajon, apo nga shteti në shtet, rregullat janë të "interpretuara" në mënyra të ndryshme, duke krijuar konfuzion në mesin e mbarështuesve, të cilët shpesh më lehtë e gjejnë të udhës për të thënë, " nuk kuptojmë asgjë."
Objekt i vëmendjes tonë është zbatimi i të drejtave dhe kufizimeve që rrjedhin nga zbatimi i ligjeve kombetare të ndërvaruara me njëra tjetrën dhe me ato ndërkombëtare (Konventa)
Kjo përmbledhje synon të kufizojë në maksimum interpretimin në mënyra të ndryshme të rregullave në të gjithë Shqiperinë dhe t’i unifikoje ato me praktikat botërore bashkëkohore.
Ky shkrim sigurisht nuk ka ambicie për të dhënë të gjitha përgjigjet, as për të zëvendësuar punën apo informacionin e dhënë nga ana e organeve kompetente. Qëllimi i tij është thjesht, të ndihmojë për një qasje në tërësi dhe me qartësi të mjaftueshme mbi problemin, duke e bërë atë më pak të lodhshëm për ata që duan të fillojnë, apo tashmë e kanë ndërmarrë "aventurën e madhe" të mbarështimit me dashuri jo vetëm të kanarinave, por dhe zogjve që jetojnë të lirë në natyre dhe që mbahen në kafaze në shumë shtëpi, apo ferma.
Është e qartë se, për arsyet e përmendura më lart, pavarësisht kujdesit maksimal të marrë nga leximi i ligjeve dhe rregullave në përgatitjen e këtij shkrimi, nuk do të marrim asnjë përgjegjësi për informacionin e dhënë.
Ne sugjerojmë për çdo mbarështues, që në rastin e problemeve të veçanta, t'i referohet përsëri në adresën e-mail : This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., ose të kontaktoni në Zyrën e CITES, e cila është në përbërje të strukturës së ministrisë së Mjedisit, kompetente për zbatimin e ligjeve dhe konventës në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Prandaj është e domosdoshme që ky shkrim të shihet si "bazë" dhe për përditësimet që mund të ndodhin, ju lutemi të konsultoheni me seksionin përkatës në ministrinë e Mjedisit ose prane zyres se Inspektoriatit te Pyjeve ne Qarkun ku banoni.
Cfarë është C.I.T.E.S. dhe cilat janë ligjet dhe regulloret që rjedhin prej saj?
C.I.T.E.S. është një akronim (shkurtim), i formuar nga inicialet e "Konventës për tregtinë ndërkombëtare të llojeve të rrezikuara të florës dhe të faunës së egër”, e njohur më mirë si "Traktati i Washingtonit", nga që shumë vende e nënshkruan në atë qytet, në Shtetet e Bashkuara, më 3 mars, 1973
Republika e Shqipërisë ka aderuar tek kjo Konventë me ligjin nr.9021, datë 6.3. 2003.
Me këtë Konventë, shtetet nënshkruese kanë vendosur dhe pranuar rregulla të veçanta “Për tregtinë ndërkombëtare të llojeve të rrezikuara të florës dhe të faunës së egër”, në mënyrë që tregëtia e tyre ndërkombëtare të mos ja u rrezikojë mbijetesën dhe të shmangë keqtrajtimet gjatë transportit dhe tregëtimit ndërkombëtar.
Traktati Washingtonit ka dhe “Anekset” të cilat janë listat me llojet e florës dhe faunës së egër, që mbrohen nga ky ligj gjatë tregtimit të tyre ndërkombëtar, që janë miratuar me ligjin nr.9021, datë 6.3.2003 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën “Për tregtinë ndërkombëtare të llojeve të rrezikuara të florës dhe të faunës së egër” (CITES)”. ( Ctrl+klik ketu per te lexuar me gjere) http://www.dogana.gov.al/sites/default/files/Ligji%20nr.%209021,%20date%2006.03.2003.pdf
Konkretisht:

a) Aneksi 1, ku janë të listuara llojet e kërcënuara me zhdukje, tregtimi i të cilave lejohet vetëm në rrethana të jashtëzakonshme;

b) Aneksi 2, ku janë të listuara llojet jo detyrimisht të rrezikuara me zhdukje, por për të cilat duhet kontrolluar tregtimi, për të garantuar mbijetesën e tyre;

c) Aneksi 3, ku janë të listuara llojet, që mbrohen të paktën nga një shtet, i cili u ka kërkuar shteteve të tjera palë asistencë në kontrollin e tregtimit të tyre.
Kjo ndarje në shtojcat, e quajtur edhe "Attachments", janë mbajtur në rregulloret e zbatimit. Këto janë të njëjta por në ndonjë shtet, janë zëvendësuar numrat me gërma, kështu Shtojca I është bërë Shtojca A dhe Shtojca II Shtojca B, etj.
Këto lista janë të depozituara në çdo doganë dhe zbatimi i tyre është detyrim të paktën për të gjitha doganat e vendeve të BE, (vendeve që kanë nënëshkruar konventën) dhe në cdo pike doganore Shqiptare apo ato të vendeve fqinjë.
Aktet ligjore të cilat ju referohemi janë:
Ligji nr.9021, datë 6.3.2003 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën “Për tregtinë ndërkombëtare të llojeve të rrezikuara të florës dhe të faunës së egër” (CITES)” ( Ctrl+klik ketu per te lexuar me gjere)
http://mobile.ikub.al/LIGJE/Per-aderimin-e-Republikes-se-Shqiperise-ne-Konventen-per-tregtine-nderkombetare-te-specieve-te-rrezikuara-te-flores-dhe-faunes-se-eger-CITES--303060010.aspx
Ligji nr.9867, datë 31.1.2008 "Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për tregtimin ndërkombëtar të llojeve të rrezikuara të faunës dhe të florës së egër"( Ctrl+klik ketu per te lexuar me gjere)
http://www.ikub.al/LIGJE/801310001/Article-PeR-PeRCAKTIMIN-E-RREGULLAVE-DHE-Te-PROCEDURAVE-PeR-TREGTIMIN-NDeRKOMBeTAR-Te-LLOJEVE-Te-RREZIKUARA-Te-FAUNeS-DHE-Te-FLOReS-Se-EGeR-.aspx
Ligji nr. 40/2013 Për disa ndryshime në ligjin nr. 9867, datë 31.1.2008 ( Ctrl+klik ketu per te lexuar me gjere)
http://mobile.ikub.al/LIGJE/LIGJE/LIGJE_CATEGORY/PeR-DISA-NDRYSHIME-Ne-LIGJIN-NR-9867-DATe-31-1-2008-PeR-PeRCAKTIMIN-E-RREGULLAVE-DHE-Te-PROCEDURAVE-PeR-TREGTIMIN-NDeRKOMBeTAR-Te-LLOJEVE-Te-RREZIK-1306190115.aspx
Për të kuptuar:
Neni 45 i ligjit për gjuetinë ndalon “gjuetinë e idividëve të faunës së egër, duke përdorur mjete dhe metoda të zënies apo vrasjes në shkallë të gjerë dhe në mënyrë selektive”. ( Ctrl+klik ketu per te lexuar me gjere)
http://www.ikub.al/LIGJE/1003110136/Article-PeR-GJUETINe.aspx
Ndërsa neni 35 i ligjit “ për mbrojtjen e faunës së egër” ndalon vrasjen apo kapjen e qëllimshme të tyre me çdo metodë dhe mbajtjen në robëri. Konkretisht pika:
13- Prishja e çerdheve, dëmtimi, mbledhja, mbajtja dhe marrja e vezëve dhe e porsalindurve, vrasja ose nxjerrja nga strofka dhe shfarrosja e atyre që ndodhen në to, me përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj. ( Ctrl+klik ketu per te lexuar me gjere)
http://mobile.ikub.al/LIGJE/Per-mbrojtjen-e-faunes-se-eger-dhe-gjuetise-411230003.aspx
Të gjitha llojet e zogjve që zakonisht mbahen në kafaz,por njëkohësisht jetojne si specie të lira në natyrë në vendin tone, si psh: Gardelina - ( Carduelis carduelis ), trishtili - (Parus major) trishtil - (Parus caeruleus) , bilbili (Luscinia  Megarhynchos) bilbili kok zi-(Sylvia atricapilla), dhjamci i barit (Serinus serinus) dhjamc kok zi- (Serinus), vordulli- ( Carduelis chloris) tak-tak (carduelis cannabina), gush kuqi - (Erithacus rubecula ), mellenja (Trudus merula), etj , etj…
Të gjitha llojet e zogjve që jetojnë ne gjendje të egër në vende të tjera si psh:
Llojet e papagajve Agapornis (roseicollis, Canusa, Taranta, Pullarius, Nigrigenis, Lilianae, personatus, Fisher dhe Swindernianus),
Llojet e papagajve te mesem dhe të mëdhenj,
Të gjithë llojet e zogjve ekzotike, përfshi zogjtë e fatit, zebrat , gold, etj, etj, janë regjistruar në Aneksin 2 të ligjit nr.9021 të përmendur më lart dhe, për këtë arsye, mbajtja e tyre ne kafaz i nënshtrohet " legjislacionit CITES ", që do të thotë nënështrim ndaj të gjitha ligjeve që e zbatojnë dhe e interpretojnë Traktatin e Washingtonit.
Në zbatim të këtyre ligjeve rrjedhin disa detyrime dhe disa kufizime për këdo që dëshiron të mbarështojë individë në kushte të burgimit (kafaz) në shtëpi, apo në fermën e tij. Detyrimet e mëposhtme janë pjesë e jetës së mbareshtuesve në mbarë botën e qytetëruar, të cilët mbarështojnë specie që jetojnë në gjëndje të lire në natyre. Ose, e thënë ndryshe, mbajtja e zogjve në kafaz, të cilët jetojnë edhe në gjendje të egër në natyrë kërkon zbatimin e disa ligjeve ose detyrave nga çdo mbarështues
Detyra e parë: DEKLARIMI I LINDJES
Ligji nr. Nr.9867, datë 31.1.2008, kërkon që "të gjitha lindjet në kafaz (robëri) ose riprodhimet e ekzemplarëve të specieve të përfshira në Shtojcat I dhe II të CITES, duhet të raportohen dhe certifikohen duke u regjistruar.
Ligji njeh dhe autorizon Ministrinë (Mjedisit), si institucionin qëndror përgjegjës për zbatimin e kërkesave të konventës, të dispozitave të këtij ligji dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij. Ministria administron të gjitha regjistrat kombëtarë të llojeve të faunës e të florës si dhe regjistrat kombëtarë të mbarështuesve që dëshirojnë të mbareshtojnë individë në fermat e tyre. Inspektoratit Shtetëror I Mjedisit dhe Pyjeve, ështe organ kontrollues i zbatimit të këtyre ligjeve.
Në vendet perendimore , deklarimi i lindjes duhet të bëhet sa herë që ka lindje në tufën ose fermën e mbarështuesit nëpërmjet një formulari (deklaratë). Formulari i plotësuar duhet të dërgohen me postë rekomande CITES si autoriteti kompetent i shërbimit të certifikimit brenda dhjetë ditëve pas ngjarjes
Në, në kushtet e vendit tonë, duke  gjykuar se koha e lindjeve (çeljeve) është gjatë stinës së pranverës dhe jashtë vullnetit tonë dhe shoqërohet edhe me humbje të individëve (vdekje), por dhe për arsye praktike, do të pranojmë që :
Ky formular (deklaratë) duhet të bëhet jo më pak se një herë në vit duke respektuar si afat të fundit datën 31.Dhjetor, si dita e fundit e vitit kalendarik për të deklaruar lindjet në tufën ose fermën tonë.
Ligji e kërkon që rrjeti i zyrave të CITES të jenë të ngritura në bazë qarku apo rajoni për gjithë vendin. Për sa kohë që procedura e regjistrimeve është e përqëndruar vetëm në Ministri, ajo mundet të kryehet dhe nëpërmjet  Federatës Ornitologët Shqiptare (FOSH), e cila nëpermjet Regjistrit të Antarëve, shpërndarjes së unazave mban njëkohësisht dhe regjistrimin vjetor të lindjeve të reja të cilin e raporton çdo vit në Ministrinë e Mjedisit.
Formulari pasi plotësohet mund të dërgohen me postë në sekretarinë e Federates Ornitologet Shqiptare (FOSH); rekomandohet të dërgohet njëkohësisht me formularin “Kërkesë për tu paisur me unaza” për vitin pasardhës. FOSH si subjekt juridik I regjistruar dhe I njohur më parë nga ministria, brënda muajit Janari I dërgon zyrës së CITES, si autoriteti kompetent i shërbimit të certifikimit të gjitha regjistrat sipas formatit të aprovuar më parë nga autoriteti CITES.
Duke supozuar se hartimi për të dhënat e regjistruesve (mbareshtuesve)nuk duhet të përbëjë ndonjë problem, ne duhet të ndalemi në pjesë të tjera të formës, dmth:
Përveç të dhënave të regjistruesit (mbareshtuesit), formulari duhet të përmbajë datën e lindjes së subjekteve, numrin e lindjeve, emrin e llojeve, që duhet të jetë emri shkencor dhe i përbashkët.
Data e lindjes:
Zogjtë e vegjël nuk janë të lindur në të njëjtën ditë, duke gjetur tejet të vështirë regjistrimin dhe mundësinë të dërgojmë më shumë se një formular për një palë vezë (një fole), apo për të evidentuar çdo humbje jete të individëve në tufë, çdo shitje apo shkëmbim, duhet të merret parasysh në qoftë se ne dërgojmë një formular të vetëm për të gjitha foletë e zogjve, me plotësimin e të dhënave të tilla si data e lindjes,numuri rendor I çdo zogu nga i pari deri tek i fundit; duke deklaruar njëkohësisht dhe humbjet apo shitjet.
FOSH me marrjen e formularit, pasi aprovon e njofton aplikuesin duke  I kthyer me postë mbareshtuesit kodin personal të regjistrimit dhe kartën e regjistrimit, i cili duhet ta mbajë atë me kujdes. Në kushtet aktuale te organizimit të shërbimit CITES në vendit tonë, do të konsiderohet e mjaftueshme deklarimi vjetor i lindjeve nëpërmjet deklarimit të racave qe mbarështon. Ne sugjerojmë për të bërë një kopje të formularit para se ta dërgoni.
Detyrimi i dytë: REGJISTRIMI
Gjëja e parë që duhet të bëni në qoftë se doni të kini mundësinë për të shitur, të këmbeni, ose të vini në dukje dashurine tuaj ndaj zogjve duke marrë pjesë në aktivitete si, gara, ekspozita etje, duhet që ashtu si dhe vetë ju, të regjistroni nëpërmjet jush të gjithë individët (zogjtë). Në rast të kundërt aplikimi ështe I pavlefshëm dhe pjesmarja juaj duhet të ndalohet nga organizatorët.
Ligji nr. Nr.9867, datë 31.1.2008, neni 5, percakton se "...përgjegjësia për të provuar zotërimin e një individi të një lloji të përfshirë në anekse bie mbi zotëruesin e këtij individi."
Në qoftë se ju vendosni për t’i mbajtur për vete zogjtë, për kënaqësinë tuaj dhe nuk hiqni dorë kurrë prej tyre, qoftë dhe kur I shisni për së liri,ose dhuruar, përjashto vetëm të sapolindurit, bile edhe subjektet fillestare, çdo individ (zog), e ka të detyrueshme deklarimin e lindjes nga mbarështuesi.
 Si mund t’i gjej formularët? 
Formularin e aplikimit për regjistrimin e individëve ju mundet ta shkarkoni nëpërmjet faqes së internetit të FOSH : www.fosh.al ose në Facebook : FOSH . Pasi ta keni shtypur dhe plotësuar atë në tërësinë e tij, dërgoni formularin ose kërkesën në adresën e FOSH nëpërmjet internetit, ose njërës prej postave. Formularë të tillë mundet të gjeni edhe pranë degëve të shoqatës në rrethe. Sa për aktivitetet dhe eventet që organizon FOSH, ju duhet të kontrolloni rubrikën “Aktivitete” në faqen e web : www.fosh.al për llojin dhe procedurat e regjistrimit;
Kliko këtu për të shkarkuar formularin e "DEKLARIMI I LINDJEVE"
Kliko këtu për të shkarkuar formularin e "REGJISTRIMI I LINDJEVE"
Kliko këtu për të shkarkuar formularin " DEKLARATA PER SHITJE E ZOGUT "
Kliko këtu për të shkarkuar formularin e "REGJISTRIMI I BLERJEVE "
Kliko këtu për të shkarkuar formularin e "REGJISTRIMIT DHE POROSISE SE UNAZAVE"
Si mundet të aplikoj?
Ka dy undësi: ose me postë, (ne rekomandojmë rekomande), ose me postë elektronike në adresën email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. (në këtë rast, është mire të mbani një kopjo të aplikimit si dëshmi).Për të shkurtuar kohë, ju mundet të dërgoni Formularin e aplikimit për regjistrimin e individëve në të njëjtën kohë dhe mënyrë me Formularin e porosisë për unaza për vitin pasardhës. Psh: Gjatë muajit Nëntor të vitit 2018 ju nëpërmjet Formularit të veçantë porositni unazat për vitin 2019 dhe njekohesisht, dërgoni Formularin e aplikimit për regjistrimin e individëve që kanë lindur në vitin 2018
FOSH nqse nuk gjen gabime në formularin e regjistrimit, e arkivon duke e berë pjesë të regjistrit kombëtar pas depozitimit të tij deri në fundin e muajit Dhjetor në shërbimin CITE në Ministri.
Detyrimi i tretë: DOKUMENT PERCAKTIMI
 Për shitjen e zogut tonë të dashur , qoftë pa pagesë, nevojitet për t'u mbushur një dokument i veçantë. Formulari duhet të plotësohet në dy kopje, njëra prej të cilave duhet t'i dorëzohet marrësit dhe një duhet ruajtur. Nuk është e nevojshme që ky dokument të dërgohet në zyrën e shërbimit të çertifikimit CITES apoFOSH.
Në formular, përveç që tregohen të dhënat e autorit dhe marrësit, për ekzemplarët e përfshirë në shitje do të tregohet shërbimi i certifikimit në CITES, që ka qenë dërguar në kohën e shpalljes së lindjes, numri i regjistrimit të caktuar për ta dhe data e shitjes. Një formular i tillë është i nevojshëm në rast se do të jeni subjekt i një kontrolli (polici pyjore, doganë etje)
...IDENTIFIKIMI NEPERMJET UNAZES: DETYRIMI APO FUQI'?
Në të gjitha formularët e përgatitur që do t’ju dërgohen abonentëve, apo janë publikuar në faqen e FOSH ne internet, janë dhënë hapësirat e duhura të cilat lidhin individin (zogun) me mbareshtuesin, si dhe tregojnë vitin e unazës që është aplikuar dhe numrin e identifikimit zakonisht për një këmbë të zogut.
A janë të nevojshme këto unaza?
JO, asnjë dispozitë e ligjit aktualisht në fuqi nuk e detyron një gjë të tillë.
Megjithatë,kushtet për përdorimin e unazes janë të shumtë dhe për shumë arsye.
Në veçanti:
Unaza është i vetmi mjet identifikues i zogut. Prania e unazës e bën më të lehtë, në rast të inspektimit nga Policia Pyjore, për të krijuar një korrespondencë të saktë në mes dokumenteve të (deklaratës së lindjes, caktimin, regjistrat) dhe individit ose zogut, duke shmangur mosmarrëveshjet të kota të mbarështuesi me organet e inspektimit të cilat mundet të na prekin dhe ekonomikisht;
-Është një garanci e sigurt që tregon se si nëpërmjet unazës ju që pëlqeni dhe doni një zog ta bëni tuajin, të shkoni tek koleget mbarështues brenda tufës së tij, andej nga e cila ka lindur, dhe të zgjidhni drejt duke ditur njëkohësisht per te, preardhjen ose trashëgimnine si dhe vitin e lindjes.
 …Si duhet të jetë një UNAZË?
Një unazë, që do të përcaktohet si identifikuese, duhet të ketë karakteristikat e caktuara: qëllimi kryesor është që të jetë e mbyllur, dmth e paluajtshme .
Standarti është një garanci kundër çdo ngatërrimi. Unaza është futur në këmbën e zogut rreth 8-10 ditë pas lindjes, ky proces nuk mund të zbatohet pas kësaj periudhe. Dhe, siç kemi thënë, sapo futet, nuk mund të hiqet. Duke qenë e projektuar posaçërisht për çdo specie eshte prej materjali të ndryshëm është e mbyllur dhe ka një diametër të brendëshëm të ndryshëm për çdo specie.
Unaza duhet të jetë nga një material i përshtatshëm, në mënyrë që zogu nuk mund ta thyejë ose ta dëmtojë.Më e përdorur gjerësisht është alumini I anodizuar dhe i lyer me boje RAL .Përcaktimi I ngjyres që do të përdoret në cdo vit është zgjedhje e C.O.M. (Kofederata Ornitologjise Boterore) dhe administrohet nga shoqata FOSH ne Shqipëri.
Identifikimi nëpermjet unazës  së denjë për mbarështuesin do të jetë njekohesisht personifikimi i tij dhe identifikimi i lindjes së subjektit. (prandaj ju duhet të pajiseni me unaza të reja çdo vit). Unaza mbart një kod me të cilin lidhet mbareshtuesi që në një farë mënyre mund të identifikohet, vitin kur individi ka lindur dhe një numri rendor te individit (zogut).
…Ku gjenden unazat?
Anëtarët e FOSH furnizohen me unaza nëpërmjet vetë federatës. Unazat kane te gdhendur shkrimet qe tregojne:
- Simbolin e Shqiperise AL;
- Kodin Personal i Mbareshtuesit  K.P.M. ( I njohur edhe si R.N.A. Repertorio Nazionale Allevatori);
- Tipin e Unazes ose diametrin e brendshem te saj.
-Vitin e lindjes së subjektit;
- Një numër identifikues.
 Është rasti të nënvizojmë se prania e unazave është një KUSHT EKSKLUZIV për pjesëmarrjen në ekspozita të organizuara nga FOSH e njohur në bazë të legjislacionit shqiptar.
NË PËRFUNDIM
Koha që kërkon përmbushja e detyrimeve ligjore është e papërfillshme kur krahasohet me kohën dhe mundin që investojmë për zogjtë tanë, përse të mos I kemi këto krijesa legale?...
Siç u përmend në hyrje, këto shënime të thjeshta me siguri nuk pretendojnë për të shterur kërshërinë dhe njohjen lidhur me regullat dhe ligjet për mbarëvajtjen e pasionit tone të përbashkët. Ato përfaqësojnë, megjithatë, një parakusht për fillimin e një krahasimi dhe debati të dëshiruar në mes mbareshtuesve (fillestar ose me përvojë), ju ftojmë që të na kontaktoni për çdo pyetje apo informacion që ju e konsideroni të këshillueshëm. Ose edhe sikur vetëm të na tregoni për përvojat e tjera në këtë drejtim jeni të mirëpritur nëpërmjet kontributit tuaj.
Nentor 2017