FOSH, njofton të gjithë antarët e saj të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Ornitologjisë që zhvillohet në Cesena, Itali nga data 13 deri në 21 Janar 2018, të deklarojnë në sekretarinë e FOSH deri në datën 20 Dhjetor, numurin e zogjve që planifikojnë të ekspozojnë në këtë event të rëndësishëm. FOSH do të organizojë dhe mundësojë transportin e zogjve deri në destinacion.