Gino CORTESE

Nga K. Kaskaviqi (Ngjarje e jetuar)

Zvendës President i Komitetit Ekzekutiv të O.M.J-COM ( Organi me i lartë teknik, ose Komiteti Ekzekutiv i Gjyqtarëve, një organizim i vecantë brenda COM)

Përgjegjës për Faunën Europiane dhe Hibridët

http://www.conforni.org/comit%C3%A9-%C3%A9x%C3%A9cutif.html

Gjyqtar internacional.

Ginon e takova për herë të parë në ceremoninë e pranimit të Shqipërisë si antare me të drejta të plota në COM. Sapo hymë në sallën e mbushur plot, kur kishte gati 30 minuta që zhvillonte punimet Kongresi i cili mbahej në kuadër të Kampionatit të 66 Botëror të Ornitologjisë në Cesena, Itali,  dikush na udhehoqi drejt rrjeshtit të parë dhe pikerisht, në dy karriget e qëndrës, përballë me presidumin. Ç'duam këtu, në këto vende, ndoshta nuk janë tonat?!- i thashe Eduard Carës. Të dy perfaqesonim delegacionin shqiptar. Edi me Flamurin kombëtar dhe une me një shqiponje të argjentë sjellë nga mbarështuesit shqiptarë për Presidentin Ramoa, në shenjë mirënjohje për Komitetin Ekzekutiv të COM...Dikush nga presidiumi na siguroi të uleshim duke na berë me shenjë.

Të dy kishim emocione. Nuk gjenim vend për këmbët dhe duart...bashkë me to, leviznin flamuri, shqiponja... Njëri prej burrave  të panelit të rrjeshtuar në presidium na pershendeste me dore dhe vazhdimisht na fotografonte, ishte po ai...  Buzeqeshte me ne... Nuk po kuptoja asgje!... Pas pak na bëri me shenjë që ta valevisnim flamurin ndërkohë që Presidenti mbante raportin e Kongresit. Megjithëse kapluar në emocione, të dyve na u pa si pa lidhje ftesa....ai vazhdonte në të tijën.

Pas përfundimit të Kongresit të gjithë antarët e presidiumit u shperndanë në sallë...

Ai që nuk rreshti së bëri shenja nga presidiumi, ai, burri fisnik me pak mjekër dhe thinja të bardha na u afrua dhe i perlotur na përqafoi sikur të kishim vite pa u parë...

-Gino Cortese jam. Bravo Shqiperia! Unë jam pak shqipëtar- tha në shqip. Hapëm sytë të befasuar.

Aty dëgjuam për herë te parë nga Gino që edhe ai kishte qenë një nga lobuesit e fuqishëm për pranimin e Shqipërisë në COM. - Eshtë një ditë feste edhe për mua , ma besoni - na tha i perlotur... kam jetuar në Shkodër.Kam ardhur ne Shkodër me pelena, nje bebe vetëm 18 muajsh. Babai im ka punuar si finacier i ekipit që qe merrej me dizenjimit të kufirit shtetëror për palën shqipëtare, pas Luftes se Dyte Boterore, në Liqenin e Shkodrës...Deri kur u bëra 6 vjeç që u larguam nga Shqipëria kemi jetuar me qira në shtepinë e Ali Jukës. Jam rritur aq prane ... ishim si nje familje... Shejnaze Juka, e bija e Aliut...ka qenë si motra ime e madhe!...Kudo shkoja pas saj... kam shumë mall dhe deshirë ta vizitoj Shkodrën, Tiranën, Durrësin , Shqiperinë ... kur të organizoni aktivitetin e radhës sir Federatë, dua të jem edhe unë. Më pranoni ?

Me kënaqësi të madhe! E mirëpritëm të dy njëzëri .

 Pastaj Gino na u vetëprezantua për pozicionin si gjyqtar, ekspert për Faunën Europiane dhe Hibridët. Ow , sa mirë! - thamë të dy në një gojë me Eduardin. Në Shqipëri ka shumë rritësa te Gardalinës Ballkanike dhe Shkodra është e dalluar ... - Kam dëgjuar , ndërhyri...më kanë folur që në atë qytet çdo ballkon ka kafaze me gardelina.  E takoj aq shume në kujtesën e femijërise atë vend, sa shpesh tundohem të ble një copë të vogël tokë dhe të bëj një strehëz të vogël, si muze i familjes më tepër. Eduardi i tregoi profesionin tim dhe Gino tregoi të vetin, gjeometër, sipas italianëve, ose gjeodet sipas profesineve shqiptare. Nga struktura profesionale, të tre e bënim një minindërmarje. Kështu bëmë planet e udhetimit për në Shkodër, vitin tjetër në kuadër të aktivitetit të ardhshëm që do të organizonte Federata e Ornitologëve. 

Unë, që nuk marr vesh fare nga gardalinat, fillova të bëlbëzoj dicka në "italishten" time. Doja ti tregoja Ginos për gardalinat  "8 pikeshe", gushebardhat, vlerësimin kodifikimin dhe unifikimin e këngës  dhe... me thënë të drejtën, shpetova! E rregulloi Edi duke bërë perkthyesin dhe redaktorin njëkohësisht.... Kanë filluar debatet dhe përpjekjet për një standart kombëtar të këngës dhe ngjyrës, e permblodhi. Pastaj Eduardi e thelloi më tej arsyen e vizitës se Ginos si gjyqtar në Shqipëri. Ka aq shumë dashuri dhe pasion për këtë zog dhe nje bashkebisedim i juaji me rritësit shqiptarë do ti orjentojë aty ku duhet këto energji. Eshte nje rrugë e shkelur nga bota më përpara. Aty mësova që Eduardi kishte qenë një rritës i mirëfilltë gardelinave përpara se të cvendosej në Itali dhe i njihte mjaftueshëm. Biseda u zgjerua edhe për hibridet , hapat e para për unazimin dhe rritjen e kërkesave për të unazuar dhe celur gardelina dhe hibrida në kafaz, tregun, gjuetinë. Numurin e madh të apasionuarve shqiptarë etj.

*          *          *

Ginon e prita në aeroportin e Rinasit sëbashku me Roberto Gabrielen ditën e Enjte, rreth orës 13, të dy, gjyqtarë të ftuar nga Federata në kuadër të Festivalit të 3t të Zogjve. Për aq pak rrugë, derri në Expo City nuk pushoi së pyeturi për drejtimet e Shkodrës...Durrësit... Vlorës. Herë pas here lexonte tabelat dhe kujtonte fjalë shqip duke qeshur. Përpara se të arrinim më tregoi se kthimin e kishte ditën e Shtunë, në mëngjes. Këtë biletë gjeta, më tha. Ndoshta krijohet mundesia të shkojmë edhe në Shkodër...Nuk isha në gjendje që nëe gjithë atë intesitet punësh të gjeja kohë të mendoja për këtë siklet që sapo mu krijua.

Atë pasdite gjithë grupi i gjyqtareve italianë na u zhduk nga sytë për gati 3 orë dhe pa asnjë njoftim. Kur u kthyen, na treguan për vizitën që kishin organizuar tek Fondacionit italian “BENTANIA”,në Bubq të Krujës, i cili kujdesej për fëmijet shqiptarë të abandonuar nga familja. Përvec donacioneve vullnetare që kishin bërë aty, fëmijet i sollen me vete në sallën e Festivalit dhe ata u bënë pjesa jonë deri në mbyllje të aktivitetit.

Dita e nesërme sipas programit, ishte gjykimi. Zhvillohej për të parën herë në Shqipëri. Të gjitha skedat ishin përgatitur me kujdes sipas standartit ndërkombëtar. Çdo gjë ishte gati.     

Megjithëse isha i parapërgatitur për pjesmarrjen e zogjve dhe racat,  gjatë kohës së gjykimit isha në hall sepse isha mburrur në emër të shqiptarëve për pasionin e gardalinave dhe hibridëve në sallë, ju afrova Ginos për një çast dhe e pyeta se si po shkonte procesi.

Gjeti mënyrën më diplomatike për të më përcjelle mesazhin e thjeshtë " unë me sa shoh, nuk do të kem shumë punë me gjykimin, i bëj shpejt këto që kam dhe do të përpiqem të shtyj bileten e kthimit nëpërmjet internetit pasi të përfundoj" - Do të ishte ideale, i thashë. Pastaj shtova, që ditën e Shtunë ora 11  organizohet një Konference Kombëtare "Për njohjen me programin për mbrojtjen e faunës së egër, që synon ruajtjen e llojeve të faunës së egër në Shqipëri".Kemi menduar që ju si expert, të jeni në panelin drejtues dhe të kumtoni dicka lidhur me kontributin e pasionit tonë në këtë fushë. E priti me shumë kënaqesi propozimin.

Kjo është një arsye më tepër përse duhet ta shtyj biletën, ngriti tonin duke e shoqeruar me gishtin tregues lart.

Në darkën e shtruar për nder të gjithë të ftuarve Gino na tha që nuk ndihej i lodhur nga puna, por nga që nuk kishte arritur të shtynte biletën. Një tjetër përgjigje plot finesë dhe kjo.

Ngrita një dolli falenderim për të gjithë ato personalitete të gjykimit që ishin prezent në tavolinë duke e kaluar  me nje  shaka që fatmirësisht gjeti vendin dhe kohën e duhur... " me sa u pa,shumë nga zogjtë shqiptarë u tremben nga niveli kaq i lartë i gjyqtarëve..."

Darka kaloi në menyrën më të mirë të mundëshme. Të gjithë personalitetet u njohen me realitetin shqiptar. Nën tringellimen e gotave dhe ushqimit diskutohej lidhur me  përpjekjet, sfidat, pasionin,...Të pa harruara do të mbeten këshillat, forca dhe kurajo  prej gjithë atyre burrave që kanë përvojën e jetës mbi supe si ornitologë. Të gjitha ishin pjesë e bisedave dhe humorit deri pas mesnatës.  

Ditën e Shtunë që në mëngjes e gjej Ginon me një shqiptar në sallën e Expos. Ma prezantoi, Dr Agron Luli, nipi i Shejnaze Jukës. Si u gjetët?!...telefoni. Të dy ishin zhytur në letrat e shpërndara në tavolinë, të cilat  unë i njihja pak a shumë, i kisha parë mëngjesin e kaluar. Gino po i tregonte fotot, vizatimet, copat e gazetave ,me një fjalë po itrgonte copezat e jetës shkodrane. I lashë në intimitetin e tyre pasi ju bera këto dy foto. U ndjeva i cliruar sepse diçka ishte arritur më në fund në planin e Ginos pikerisht në ato dy orët në dispozicion të ditës së Shtunë.  

U ndava me Gino Cortese dhe Gabrielen rreth ores 10.00. E kam fajin vetë që nuk planifikova kohë më të gjatë qëndrimi, më tha., Herën tjetër do ta planifikoj ndryshe. Të dy miqtë terhiqnin valiçet e dorës, ndërsa mua më shëtiste mendja për ti dhënë përgjigjen pyetjes “ Kur do ti ketë përsëri  Shqipëria prezent kaq shumë personalitete të rangut botëror si Gino, Roberto, Rossi, Donati, Viti dhe Lepore?”

Kthehesha nga Rinasi dhe pas çdo përcjellje më cfaqesin si plane të një filmi të shkëputur nga kujtesa ime ato kohë kur përfundonim nga tre çuna bashkë në një sustë të qelbur, për të fjetur në “Qytetin Studenti”, ku hanim c’gjenim nëe kohën e qametit të madh, vetëm të shikonim në “Qemal Stafa” ekipin e Gjermanisë të Mylerit, Shusterit, Rumeninges, Bekenbauerit etj,... Angline e Linekerit, Barns, Gaskonit etj...Austrinë e doktor Prohaskës.... Poloninë e të madhit Boniek. Padyshim kohët kanë ndryshuar, por dhe historia e Ornitologëve shqiptarë, ashtu si ajo e futbollit, ka filluar të shkruhet.