KANARINA  E VERDHE

E  kemi  cituar ne shkrimet e kaluara ndryshimin  e kanarines se eger,  zhdukjen  e melanines  , dhe nevoje per tu mos mimetizuar  . Nje ndryshim llogjik  pasi  se ne kushtet  shtepiake nuk ishte e nevojshme . Nje ndryshim  i tille morfologjik solli edhe shfaqen  e kanarines se verdhe . Njeriu  reagoi ne menyre te shpejte  duke e kataloguar si nje varietet i ri . Jeta e re goditi edhe strukturen  e puples duke e shkurtuar  dhe  drejtuar.  Nje ndryshim  i tille ne strukturen e puples, detyroj  lipokromin (ngjyren) te shperndahet  ne menyre me masive ne te gjthe manton (trupin).  Ne kete menyre trupi  i kanarines shfaqet i mbuluar  totalisht  nga ngjyra e verdhe . Ky  tip  eshte kanarina  e verdhe intense. llogjikisht intesiteti  i ngjyres  ne vite eshte rritur  fale seleksionimit se rriteseve . Ne kete  moment  kemi zhdukjen e diformizmit  seksual   , dhe seksi tek  kanarinat  intense njihen vetem nga kenga  ose  berja  e vezeve ( natyrisht  ekspertet  arrijne ti njohin  ne menyra te ndryshme) .

Kanarinat intensive jane mbartes  te dy geneve .

 Nje me presencen  intenso  , dhe tjetra  te kunderten ( pa  prezence)

Koicidenca e geneve  po dhe  jo inteso solli ne jete  dy  varieteteve  INTENSIV  dhe BRINATO (ngrice) . ciftimi  me i sakte eshte   IN  x  BRI  per te ruajtur  ekuilibrin  gjenetik. 

Kanarina  brinato eshte nje kanarine  me nje shperndarje te mire te pigmentit ne te gjithe manton  (trupin) , ne majen  e puples me pika  te bardha te vogla  . Edhe ketu diformizmi  seksual  eshte zhdukur.

Konsiderohet   nje brinato  i mire kanarina me shperndarje uniforme  te brinatures (ngrices) .

KARAKTERET  TIPIKE (I VERDHE ME KRAHE TE VERDHE)

Varieteti  i verdhe duhet  te jete nje tonalitet  i ngrohte por gjthnje ne ngjyren e limonit. 

VLERESIMI

SHUME I MIRE

Pastertia e ngjyres.  Uniforme ne maksimumin  e perfeksionit . Pendet dhe bishti me ngjyren  uniforme te trupit.

I MIRE

Pasterti  e mire e ngjyres . Uniformitet  i mire e  sasise  se ngjyres  . Bishti  dhe pendet pak me te hapura  si    ngjyre .

MJAFTUESHEM

Papastertite  ne ngjyre te dukshme.  E verdhe e unfluencuar  nga ngjyra  e kuqe.  Pendet dhe bishti  jo  uniforme .

I Pa MJAFTUESHEM

Nderthurje  reciproke  te  dy ngjyrave baze. Zona me diference ngjyre  (Te hapur -te erret) . Pendet dhe bishti  me ngjyre jo  uniforme.