AVORIO

Kur flasim per pigmemtin konfirmojme qe ato mund te reduktohen, hollohen ose te zhduken, sipas varietetit gjenetik qe sjellin mutacionet.

Pjesa me e madhe e fenomenit mutant, prodhohet ne fushen e melanines, panvarsisht kesaj, ka disa qe godasin lipokromin (ngjyren).

Per momentin ne njohim vetem dy, dhe konkretisht qe i perkasin tipit qe godet te bardhin dominant ne menyre parciale, dhe te bardhin recesiv ne menyre totale.

Tani do te shohim edhe nje tjeter, "intenso" qe nuk godet lipokromin, por strukturen e puples, dhe per kete lipokromi dhe melanina shkelqejne dallueshem.

Pertej ndryshimeve te cituar me siper, qe mundet te reagoje mbi pigmentin lipocrom, eksizton nje tjeter qe quhet AVORIO, i cili dedikohet reduktimit te intensitetit.te ngjyres. 

Transformon te verdhen ne nje tip ngjyre crem, dhe jep pershtypjen e humbjen e shkelqimit, duke ruajtur sigurisht bukurine ne kategorine intenso, duke humbur disi kur kalohet ne ate brinato, qe denatyrohet plotesisht ne rastin e mosaikeve.

I verdhi AVORIO, ka qene i nevojshem ne ngjyrat e puples tek kanarinat me melanime, qe per shkak te nderhyrjeve te mutacioneve, ruajne ne menyre unike nje tip te aspektit melanik, qe jane ISABELLA SATINE, AGATA ne OPALE, TOPAZIO O EUMO ,O INO I GJELBER, raste te cilat, per mos aplikimin e ketyre me melanine vetem ne varietetin argjend ( lipokrom i bardhe), qe eshte menyra me e mire per te vleresuar dizenjon, per faktin qe nuk eshte prezent lipokromi i forte qe mbyt, por ai AVORIO I VERDHE intenso, ne menyre qe dizenjo e melanines ngelet e qarte me nje basa te verdhe ne krem padyshim e pelqyeshme .

Persa i perket nderhyrjes se avorios, ne lipokromin e KUQ , themi qe ne kete rast rezultati terheq vemendjen me shume. Transformimi i te KUQES ne ROZE terheq mjaft rrites.

Me fushen e kanarines LIPOKROM si ne te VERDHIN AVORIO, kategoria intenso ka nje bukuri tjeter. Tek Brinatot, dhe ne mozaiket humb goxha inpresion ne krahasim me lipokromin jo avorio.

Shfaqja e ketij tipi te faktorit reduktiv, eshte pak a shume ne te njejten kohe me "PASTELOLON" tek melaninet, kjo krijoi jo pak konfuzion nder rritesit, te cilet mendonin qe trajtohej per te njejtin mutacion, qe godiste ne te njejten kohe melaninen dhe lipokromin. Arriten deri aty sa pershkruanin te kuqin avorio si te kuq pastelo. Llogjikisht konfuzioni zgjati pak, sepse u studiua se si nje kanarine  melanik transformonte lipokromin nga te kuq ne roze, duke lene te pa prekur dizenjon, natyrisht qe trajtohej ne dy mutazione te dallueshme . Edhe per sa i perket  emertimit, polemikat ishin nga me te ndryshmet.

Ne fillim dukesh llogjike te thuhej, "AVORIO I KUQ", "AVORIO I VERDHE". Pastaj u adoptuan emrat "AVORIO ROZA" dhe "AVORIO KREM" per te verdhet, dhe kjo vazhdoi deri kur nje zoteri, prezantoi ne nje konkurs te "BARDHE DOMINAMT AVORIO". Zoteria pretendonte se trajtohej per te bardhe dominant avorio, dhe jo per te bardhe recesiv. Mision i pa mundur per gjyqtaret, qe per te verifikuar duhet te shikonin ngjyren e lekures duke i fryre. Te gjendur perpara nje fakti te tille, u mor vendimi i mos konsiderimit te faktorit avorio tek te bardhet. Keshtu enertimi i sotem eshte, AVORIO I KUQ, AVORIO I VERDHE. 

FORMA  E TRANSMESIONIT

Faktori avorio, eshte i tille qe gjendet vetem ne kromozonet seksuali, e njohur si   "e lidhur me seksin" e cila sjell, qe meshkujt mund te jene puro o portator, kurse  femrat jane o avorio puro ose nuk kane lidhje fare me kete faktor, sepse kane  kromozonin e famshem"y", ku jane vetem genet qe percaktojne seksin.

Por ne diference me genin qe percakton lipokromin i cili sillet ne forme recesive, qe do te thote se ne nje linje te verdhe o te kuq, gjendet geni avorio, dhe ne linjen homologe jo, ky faktor ngelet ne GENOTIP, dhe nuk shfaqet ne siperfaqe, eksemplari ne fjale eshte portator i avorios. Ne rastin kur avorio gjendet ne te dy kromozonet homologe, manifestohet fenotipi, dhe kanarina shfaq efektin ne mantelin e saj.

MENYRA E GJYKIMIT

Menyra e gjykimit eshte pak a shume e njejte me dy varietetet, (I VERDHE, I KUQ)  dhe (I VERDHE, I KUQ KRAHE BARDHE), qe kemi trajtuar ne publikimet e kaluara, me ndryshimin e vetem te transformimit te ngjyres, nga ngjyra BAZE ne AVORIO.