C.O.M. Standartet e kanarinave të ngjyrës do të zhvillohen në një seri publikimesh.
NGJYRA (PRINCI ) I KANARINAVE
Standarti i kanarinave te ngjyres, eshte me i punuari . Duke pare shumellojshmeria e rracave.
TIPI ( kjo vetem per kanarinat me melanine)
Njihen 4 tipe baze .
TE ZINJTE . BRUNO . AGATA . ISABELLA
keto goditen nga faktore te tjere hollues.
PASTELO . OPALE ( qe hollohet ne)
INO . SATINE. TOPAZIO. EUMO . ONICE .
VARIETETI
Njihen 3 varietete.
I VERDHE . I KUQ . I BARDHE .
Dhe nje faktor i holluar AVORIO.
Qe shderron te kuqte, né te KUQ AVORIO.
te verdhet , né te VERDHE AVORIO .
Ndersa tek te bardhet mungon pigmenti .
Te bardhet me vehte ndahen ne dy varietete. DOMINANT . RECESIV.
Tek domimantet eksistojne shenja shume elegante te pigmentin . Qe manifestohet tek pendet e kraheve dhe bishtit.
Tek recesivet nuk eksiston asnje shenje pigmenti .
KATEGORIA ( percakton me saktesi zonat e shtrirjes se pigmentit )
Njihen 3 kategori
INTENSIV . MOZAIK . BRINATO ( shfaqen shenja te bardha ne majen e puples qe jep pershtypjen e ngrices).
Ne javet e ardheshme do vijojme me publikimin specifik te rracave ....
C.O.M. Standartet e kanarinave të ngjyrës.
KANARINAT E ZINJ.
KARAKTERET TIPIKE.
Maksimumi i ekspresionit te dizenjos se ngjyres se zeze . Qe duhet te vazhdoje , gjate ,gjere .
DIZENJO.
E oksiduar ne maksimum. E formuar kryesisht nga eumelanina e zeze.
Sqepi , kembet dhe thonjte duhet te jene plotesisht te zinj.
VLERESIMI.
SHUME I MIRE .
Maksimumi i oksidimit i te zezes ne te gjithe strukturen dhe ne pendet kryesore. Disenjo (vizat) te gjata dhe te gjera , perfekte , simetrike dhe e forte. Tek intensivet i njejti kualitet evidentohet me disenjo te reduktuar lehtesisht. Sqepi , kembet due thonjte e zinj. Mungesa drastike e brunos(feomelanina) . Tolerohet presenca e feomelanines e oksiduar , limituar ne bordin e pendebe te bishtit dhe kraheve.
I MIRE .
Oksidim i mire i te zezes . Koplete dhe uniforme. Sqepi , kembet dhe thonjte me pak te oksiduara (E zeze jo e thelle). Shenja te lehta te brunos (feomelenima).
MJAFTUESHEM .
Mjaftueshem grada e oksidimit i te zezes . Prezenca e brunos (feomelanina). Disenjo e kurrizit dhe jo e rregullt . Kembet dhe thonjte pak te oksiduara . Po mjaftueshem per te evidencuar akoma tipin .
I PA MJAFTUESHEM.
Oksidim skadent i te zezes, me prezencen e brunos (feomelanina).
Disenjo e kurrizit shume konfuze. Mungesa e vizave anash dhe ne koke.
Sqepi , kembet dhe thonjte te pa oksiduara .
SHPJEGIME MBI GJYKIMIN.
Lipokromi ne fundit e ketyreve kanarinave duhet te jete i forte dhe jo i sbehte. ....
C.O.M Kanarinat e ngjyrës.
Standartet për:
KANARINAT BRUNO
Mutazioni i kanarines bruno, eshte shfaqur per here te pare ne alevamentet e europes veriore ne fundin e viteve 1600.
BRUNO eshte nje mutacion i njohur si isabelismi ( do trajtohet ne vijim).Recesive dhe e lidhur me seksin (ne ciftime) . E cila transformon eumelaninen e zeze ne bruno, duke lene te paprekur feomelaninen bruna . Tonaliteti i feomelanines bruno eshte me i erret keshtu qe evidenton dizenjon dhe bazen . Ky mutacion reagon ne sqep dhe kembe qe shderrohen ne bruno te erret. Ne ditet e para syte e zogjve te sapo lindur jane te kuq .
KARAKTERET TIPIKE
Ekpresioni i dizenjos eshte identik me ate te zinjve . I vetmi ndryshim eshte e ndertuar nga eumelanina bruna dhe feomelanina (baza) . Linjat jane te tonalitetit bruno (kafe e erret) sqepi che kembet ngjyre bruno.
VLERESIMI
SHUME I MIRE
Linjat brune te gjera pergjate gjithe shpines , kokes dhe anash . Feomelanina e evindentuar dhe lokalizuar ne periferine e pendeve. Sqepi che kembet bruno e erret.
I MIRE
Linjat te vazhdueshme dhe simetrike ne koke ne shpine dhe anash . Tonaliteti i mire me feomelaninen e perhapur ne te gjithe trupin. Sqepi dhe kembet bruno e erret.
MJAFTUESHEM
Tonaliteti mesatar, po gjithnje i mjaftueshem per dallimin e tipit. Dizenjo pak konfuze, e reduktuar ne prezencen e lehte te cgjyrosjes .
PA MJAFTUESHEM
Tonaliteti skadent. Dizenjo e nderprere dhe konfuze. Mungesa e linjave ne nje ose dy anet me cgjyrosje evidente. Reduksioni i melanines me tendence te tipit "isabella "
SHPJEGIME MBI GJYKIMIN.
Lipokromi ( ngjyra ) ne bazen ne keto kanarina duhet te jete i forte dhe jo zbehte
C.O.M. Kanarinat e Ngjyrës.
Standarti për:
KANARINAT AGATA
Mutacioni agata ne kanarinat e ngjyres, pershkruhet nga shume autore ne kohen e sotme, po nuk perjashton prezencen ne te shkuaren . Rritesit hollandes e quajn te tyren kete mutacion ,sepse shfaqja e tyre ne hollande ne fillim te viteve 900 i ben te krenohen me autoresine . Emertimi ne origjine meret nga emri i nje guri te forte, qe eshte e ngjashme me dizenjon e kanarines e cila ngjalli fantazine e rriteseve .
Agata eshte frut i nje mutacioni recesiv e lidhur me seksin. Qe vepron mbi melaninen , dhe vecanerisht mbi feomelaninen (bazen brune) . Po edhe mbi eumelaninen (rrigat e zeza)duke e reduktuar ate . Dhe si konseguence nderprerjen e saj. Mutacioni vepron mbi sqep , kembet dhe thonjte, duke transformuar totalisht melaninen, qe behet ne ngjyren naturale te mishit.
KARAKTERET TIPIKE
Tipi Agata ( i zi i reduktuar),mbi te cilin ka vepruar FAKTORI 1 I REDUKSIONIT, eshte e karakterizuar nga reduksioni i mases se feomelanines.
Per efekt te ketij reduksioni Agata prezanton.
Perqendrimin e te zezes ne pende dhe pupla , me maksimumin e reduksionit te feomelanines (brune)
Nje kontorno e gjere e ngjyres gri ne pende dhe bisht. Baza e nje ngjyre gri te hapur me shkelqim.
Disenjo ne koke , mbi shpine dhe ne ijet . E holle dhe e nderprere ne menyre simetrike .
Sqepi ,kembet dhe thonjte ne ngjyren naturale te mishit.
VLERESIMI.
SHUME I MIRE
maksimumi i reduksionit te feomelanines. Perqendrim i te zeze mbi disenjo. Kontorno e gjere me ngjyre gri e pendeve dhe bishtit. Baza ne ngjyren gri te hapur me shkelqim. Mustaqet ne evidence e te shenuara mire . Zona mbi vetulla pa prezencen e melanines.
Sqepi kembet thonjte ne ngjyren e mishit .
I MIRE
Disenjo mbi koke, shpine dhe ije, simetrike dhe nje tonalitet i mire i te zezes. Reduksion i mire i feomelanines . Kontorno gri. Mustaqet e evindetuara.
Sqepi, kembet dhe thonjte , ne ngjyren e mishit . Lejohet presenca e lehte e melanines ne thonj.
MJAFTUESHEM
disenjo mbi koke dhe shpine i gjere dhe i gjate ne menyre te tepruar. Mungesa e dizenjos ne ije. Mustaqet pak te dukshme . Prezenca e melanines ne sqep dhe thonjte .
PA MJAFTUESHEM
reduksion i keq i feomelanines. Disenjo e gjate dhe e vazhdueshme, pak e shenuar dhe jo simetrike. Mustaqet e pa dukshme . Sqepi , kembet dhe thonjte me prezence melanine. Zog i ngjashem me tipin e zi.
C.O.M Kanarinat e ngjyrës
Standartet e :
KANARINES ISABELLA
Kanarinat isabella, sipas atyre qe thuhet, eshte shfaqur ne disa alevamente te rriteseve hollandeze ne mesin e viteve 900 ,frut i kryqezimit AGATA×BRUNO .
Ne literature tipi isabella konsiderohet si tip klasik, edhe pse nuk eshte mutacion (shderrim) i vetem dhe lejon te tjera nderthurje interesante me mutacionet e shfaqura me vone.
KARAKTERET TIPIKE
Isabella( bruno i reduktuar) Eshte frut i nderthurjes se AGATES ME BRUNON.
Manteli eshte i perbere nga EUMELANINA BRUNA DHE FEOMELANINA e reduktuar ne menyre te ndjeshme. Ky reduksion duhet uniforme dhe pa zbardhje ne ijet, me bordature ne pendet e kraheve dhe ne bisht . disenjo e qarte e lehte me riga ne koke. Ne kurriz dhe anash e ngjashne me ate te tipit AGATA .linjat duhet te jene simetrike, te nderprera dhe te holla te ngjyres kafe e hapur. Ne baze me e hapur. Syte per reduksionin e melanines shfaqen ne te kuqe te erret. Sqepi dhe kembet ne ngjyren e mishit.
VLERESIMI
SHUME I MIRE
Disenjo e qarte e holle e lehte dhe e nderprere , né ngjyren kafe e hapur, né menyre uniforme ne te gjthe mantelin te dimensionit korispondent te tipit AGATA. Me bordature te pendeve te kraheve dhe bishtit feomelanina fortesisht e reduktuar .
I MIRE
Reduksion i mire i melanines. Disenjo tipike por pak evidente. Me bordature te pendeve dhe bishtit, reduksion i mire i feomelanines (bazes). Diference e vogel e ngjyres se dizenjos me bazen.
MJAFTUESHEM
Reduksion mesatar i feomelanines. Disenjo ne te gjithe mantelin pak evidente . E dukshme diferenca e ngjyres se dizenjos me bazen.
PA MJAFTUESHEM
Hollimi i feomelanines i reduktuar. Disenjo o shume e forte o e pa dukshme .e theksuar prezenca e feomelanines. Mungon dizenjo anash. Zogj te ngjashem me brunot ose me isabella pastello ( ne edicionet e ardheshme)
C.O.M STANDARTET E KANARINAVE TË NGJYRËS.
TANI KEMI TRAJTUAR KANARINAT BAZE ME MELANINE NE ASPEKTIN E GJYKIMIT. NEN RACAT E MEPOSHTEME DO TE TRAJTOHEN NE MENYREN DIVUGATIVE (NJOHESE) DERI SA TE RIKTHEHEMI TEK KANARINAT LIPOKROME .
KANARINAT PASTELLO
Mutacioni i quajtur PASTELLO, u shfaq per here te pare ne gjysmen e viteve 900, me shume mundesi ne tipin ISABELLA. Emri eshte sygjeruar nga fakti qe reduksioni i ushtruar nga mutacioni mbi melaninen, ka krijuar tonalitete me te hapura qe te ben te mendosh ngjyrat pastello. Gjenetikisht mutacioni eshte
recesiv i lidhur me seksin i manifestuar ne ekspresione te ndryshme , deri ne prodhimin e efektit te ashtuquajtur KRAHET GRI.
KANARINAT OPALE
Mutacioni OPALE u shfaq per here te pare ne vitin 1949 ne gjermani, né alevamentin e zotit Rossner, né nje cep kanarinash harz ngjyre jeshile. Pas nje seleksionimi te gjate u prezantua ne boterorin e vitit 1959 ne Darmstadt . Ndersa njohja zyrtare erdhi ne vitit 1962 .
Mutazioni ORALE modifikon melaninen, duke nderhyre ne te gjithe manton (puplat ne te gjithe trupin) e kanarines, duke i dhene efekte kromature shume te vecanta . Tonaliteti i kaltert hane lehtesisht shtyre seleksionuesit e pare per ta quajtur OPALE.
Karateristike e vecante e opale-s eshte perqendrimi i melanines ne pjesen inferiore te puples qe behet me è erret. Mutacioni OPALE eshte recesiv autosomik(jo e lidhur me seksin) .
KANARINAT PHAEO (FEO)
Mutacioni PHAEO deri pak vite me pare quhej RUBINO . Emer i lidhur me mutacionin e kanarines, pervec nderhyrjes ne melaninen e puples, reagon edhe ne sy duke e shderruar ne te KUQ , si ne vegjelit edhe ne te medhenjte. Me perjashtim te tipit te ZI qe shfaqet i kuq i erret. Emri PHAEO i eshte dhene nga fakti qe eumelanina eshte zhdukur (pervec asaj te nenpuples) dhe naturisht dizenjo eshte e perbere vetem nga feomelanina .
KANARINAT SATINE
Kanarina SATINE eshte nje mutacion shume i diskutuar ndermjet specialisteve te sektorit, Sepse disa nga keto mendojne qe eshte prezent ne kater tipet klasike ( me manifestime shume te ngjashme ne tipet i ZI, AGATA,BRUNO, ISABELLA)
TE tjeret mendojne mendojne qe mutacioni eshte i lidhur me AGATA, dhe ne kete menyre eksistojne vetem dy forma ne kendveshtrimin e gjykimit(I ZI O AGATA, BRUNO O ISABELLA)
ky mutacion eshte recesiv i lidhur me seksin.
Sipas disa autoreve, eshte shfaqur ne nje alevament ne Argentine dhe duke mos njohur mutacionin ne fillim e quajten. RUBINO i lidhur me seksin.
Ne Europe u importua dhe seleksionua nga i paharrueshmi MARIO ASCHERI ne fund te viteve 60 . Ndersa per here te pare u ekspozua ne fillim te viteve 70 .
KANARINAT TOPAZIO
Kanarinat e para te quajtur TOPAZIO u shfaqen per here te pare ne itali ne vitet 70 , po nuk u vleresuan dhe njohur .ne vitet ne vijim u seleksionuan ne france ku dhe u njohen ne arenen internacionale .
Italia pastaj dha kontributin ne pershkrimin ne menyre korrekte te tonaliteteve te melanines .
Mutacioni TOPAZIO eshte recesiv dhe i lidhur me mutacionin PHAEO RUBINO.. per kete aspekt raporti gjenetik mund te konsiderohet ne bashke -dominance me prevalencen e lehte te fenotipit karakteristik te tipit TOPAZIO.
Emri TOPAZIO mund te mos jete ne korispondence reale te ngjyres dhe origjines te gurit te cmuar...
C.O.M STANDARTET E KANARINAVE TË NGJYRËS
KANARINAT EUMO
Mutacioni EUMO e recesiv autosomik (autoshkaterrues) e duket nuk eshte e lidhur me asnje mutacion tjeter. E shfaqur deri tani ne Kanarinat e ngjyres. Ka qene e seleksionuar dhe ndjekur ne belgjike dhe hollande. Ndersa ne itali ka nje numer te kufizuar rritesish por qe jane te dalluar per rezultate te larta ne nivel internacional.
Emri EUMO i eshte dhene nga rritesit belg dhe hollandes, Sepse mutacioni redukton ne menyre totale feomelaninen, duke lene te shihet eumelaninen , edhe kjo e reduktuar .
KANARINAT ONICE
Kanarinat ONICE , u shfaq per here te pare ne spanje ne fillim te viteve 90, ku jane seleksionuar nga disa rrites te tipit te ZI dhe AGATA . Emri ONICE ka origjinen nga nje gur i forte ne ngjyre te erret.
Gjenetikisht ONICE eshte recesiv autosomik , faktor i lidhur ( aleat) i OPALE. Ne perballjen me kete te fundit ka nje raport te bashke-dominaces perfekte.
Karateristike e thelbesore e ONICE eshte shperndarja e melanines ne te gjithe manton (trupin)
Tekniket diskutojne mbi natyren e ketij manifestimi fenotipik , disa mbeshtesin teorine se eshte nje fenomen i zevendesimit te feomelanines bruno me eumelaninen e zeze. Te tjeret thone qe eshte nje fenomen i shperndarjes te se zezes , me reduksion te dukshem te feumelanines .
KANARINAT KOBALTO
kanarinat KOBALTO u shfaqen ne alevamentet gjermane ne 1994 e njohur ne itali ne 2007 .
Ne tipet e ZI dhe BRUNO me emertimin origjinal KOBALTO.
Per njohen e merites rriteseve gjerman qe prezantuan mutacionin ,il nome e pikerisht ne ate qe i referohet elementit metalik "KOBALTO " , qe prezatohet ne natyre ne ngjyren e gri metalizato me reflekse blu . Ne 2010 u be njohja edhe e AGATA KOBALTO.
Ky faktor ushtron efektin e tij duke shperndare melaninen ne ekstremin e te gjithe pendeve dhe puplave , né menyre evidente ne gjoks , ije, dhe ne menyre te dukshme ne bark , qe behet te erreta , ndersa dizenjo e ndertuar nga eumelanina centrale eshte pak e reduktuar, dhe shpesh here fakti mund te na shpetoje , Kryesisht ne te ZINJTE.
Gjenetikisht eshte recesiv autosomik.
KANARINAT JASPE
Geni i mutuar te cilit i eshte dhene emri JASPE, nuk eshte shfaqur ne Kanarinat e ngjyres, por per here te pare ne vitet 80 , tek lukerinot - europian ( carduelis spinus) . Me tej mutacioni u transferua a ne kardinalinon e venezueles ( carduelis cucullata) e nga keto ne Kanarinat e ngjyres. Merita per arritjen e ketij mutacioni tek kanarinat (JASPE) eshte e
Gjyqtarit italian Riccardo Rigato.
Projekti selektiv filloi ne vitin 1999 me ciftimin e kardinalines mashkull ( i mutuar nje faktor i holluar) me nje femer mosaike te ZEZE.
Menjehere pas rritesit spanjoll José Antonio Abellan dhe Guillermo Cabrera duke u nisur nga lukerinot koke zinj (carduelis magellanicus) . Nisen procesin selektiv me rezultate te mira ne nje kohe te shkurter. Duke lejuar tekniket spanjoll ne nisjen e kursit qe lejon njohjen e ketij mutacioni ne arenen ndekombetare ne bashkepunim me gjyqtarin Emilio Tarraga.
Ne aspektin e trashegimenise ku bazohet mutacioni sjell nje risi absolute per kanarikulturen e ngjyres.
Eshte nje mutacion i tipit autosomik semi dominant .
Prezenca e nje geni te vetem, respekton lidhjen me genin ancestral ( bazen).
Kur geni i mutuar gjendet ne te dy kromozonet ,.provokon efektin e metejshem te reduksionit te melanines dhe feomelanines.
ORIGJINA DHE ZHVILLIMI I KANARINES SE NGJYRES LIPOKROM ( PA SHENJA MELANINE)
Origjina e kanarines eshte nga ishujt kanarie, u shfaq ne europe ne 1400.
Kanarina e eger ( serenius canaria), Eshte e karakterizuar me prezencen e pigmentit melanik qe i japin nje efekt te jeshilte shume te ngjashem me verzelinon (dhjamci i sotem).
Me kalimin e viteve dhe nga mungesa e nevojes per tu mimetizuar ne natyre, disa nga kanarinat shfaqen me mutacionin e perjashtimit te melanines ne te gjthe manton (trupin) .
Ketu fillon epoka e kanarinave te ngjyres (LIPOKROM) . Emer i mare nga greqishtja e vjeter qe do te thote , Dhjam dhe ngjyre .
TE BARDHET
Eshte e provuar se ngjyra e bardhe tek kanarinat nuk eshte asgje tjeter vec mungeses se pigmentit ne pupel.
Aktualisht njihen dy tipe te bardhe.
-I BARDHE DOMINANT
-I BARDHE RECESIV
TE BARDHET DOMINANT, jane ekzemplare me puplat e bardha me perjashtim te pendeve te para te kraheve qe jane ne gjyren e verdhe
Ky varitet quhet DOMINANT ku geni transmetohet ne formen recesive e kundert nga ajo ne te cilen trajtojme . Taman kjo ben qe ndryshimi tek te bardhet qe cilesohen sipas transmetimit te trashegimenise.
I bardhi dominant se ciftezohet me nje eksemplar lipokrom te cfaredo ngjyre , jep qe ne momentin e pare zogj te bardhe . Gje qe nuk ndodh tek recesivet, qe patjeter duhet te jene te dy te bardhe. Ose duhet pritur te pakten dy breza per te pare te bardhet e pare .
KARAKTERI TIPIK
Reduksioni ne menyre evidente te sofuzionit te ngjyres . Tipike e te verdhit limon. E perqendruar vetem tek pendet e para te kraheve.
VLERESIMI ( I BARDHE DOMINANT)
SHUME I MIRE
mungesa e lipokromit (ngjyres) ne te gjithe trupin. E reduktuar por evidente ngjyra e verdhe limon ne bordin e jashtem te pendeve ne krah.
I MIRE
Mungesa e ngjyres ne trup . Sofuzione me è gjere e ngjyres vetem ne pendet e kraheve .
MJAFTUESHEM
Sofuzion i ngjyres i shtrire ne krah e bisht . Lehtesisht i dukshem edhe mbi shpatulla .
I Pa MJAFTUESHEM
Sofuzion i gjere i ngjyres ne krah, bish dhe shpatulla . Manifestim i influences se ngjyres se verdhe dhe te kuqe .gjurme te ngjyres ne nenbisht qe duhet te jete pa ngjyre .( I BARDHE )
TE BARDHET RECESIV
Te bardhet RECESIV, si thame dhe me siper , jane me te bardhe integrale (totale) , qe con ne reduksionin e pigmentit ne ate pike qe edhe lekura duket e pa jete .
Ne realitet eshte thjeshte refleksi qe manifestohet ne mungesen e cfaredolloi pigmenti. Ciftimi i te bardheve recesiv ndermjet tyre nuk sjell sjell asnje problem .
KARAKTERET TIPIK
Faktor i perjashtimit te ngjyres eshte bere e mundur ne pupla dhe lekure
VLERESIMI
SHUME I MIRE
I dukshem drita dhe shkelqimi i te bardhes .
I MIRE
Pak shkelqim dhe drite i te bardhes.
MJAFTUESHEM
E bardhe pa shkelqim jo me drite (mat)
I PA MJAFTUESHEM
E bardhe e qerruar , zog te pa paster.