MOZAIKET
Emri mozaik, me shume mundesi eshte dhene nga fakti i perqendrimit te ngjyrave ne zonat e caktuara. Perqendrim ne zonat e caktuara ne kontrast me te bardhen qe mbulon pjesen tjeter te trupit, duke na kujtuar figuren e nje mozaiku. Origjina e kesaj kategorie, eshte shume e diskutueshme. Sipas tezes tradicionale eshte derivat i ibridimit me kardinalinon e venezueles, te tjere autore e konsiderojne nje mutacion te mirefillte.
"FAKTORI HIMALAJA ".
Shperndarja e pigmentit ne pupel, ose ne trupin e individit, qofshin lipokrom apo melanin nuk eshte rastesore, motivet jane te ndryshem, mund te jete per efekt atraksioni (perballe partnerit) ose per tu mimetizuar. Ne te vertete eksiston nje kuriozitet i vecante, qe ndoshta varet nga temperatura, duke pare qe pigmenti intereson zonat qe jane me te ndjeshme ndaj te ftohtit. Ky fenomen eshte quajtur
"FAKTORI HIMALAJA ".
Ky faktor qe teorikisht , reagon ne perqendrimin e pigmentit ne zonat me te eksopozuara ndaj te ftohtit, shfaqet me shpesh ne kafshet shtepiake. Po te shikojme me kujdes nje mace siameze, konstatojme qe turiri, veshet , kembet , dhe bishti, evidentojne nje ngjyre me te erret se pjesa tjeter e trupit . Shembuj te tjere jane shume nga racat e kuajve, lepuri "ruso"eshte nje shembull tjeter . Qe
te dy shembujt karakterizohen nga turiri, veshet, kembet dhe bishti me i erret thuajse ne te zeze . Kjo verteton qe FAKTORI HIMALAJA vepron, dhe mund ta cilesojme nje kaprico te natyres.
Po te bejme nje studim me te thelle , shikojme qe shpatullat e zogjve jane me te ekpozuarara ndaj te ftohtit, dhe taman ajo zone ,korespondon me perqendrimin e pigmentit.
Ky krahasim evidenton faktin, qe tek kanarina si edhe ne speciet e tjera, zonat me te ekspozuara ndaj te ftohtit kane perqendrimin me te madh te pigmentit.
Tashme kemi bindjen qe FAKTORI HIMALAJA , eshte pergjegjesi i shperndarjes se pigmentit ne te gjtha speciet qe natyra ofron.
DIMORFIZMI ( ndryshimi i dy sekseve).
Po marim nje kanarine te eger dhe i eliminojme te gjithe melaninen ( kjo ndodhi me kanarinen e verdhe),
do na shfaqet nje kanarine me zona te verdha dhe te bardha. Ne kete menyre kemi mundesine te verifikojme ndryshimin ne shperndarjen e pigmentit ne te dy sekset. Meshkujt me pigment me te perqendruar, femrat me te reduktuara. Ky eshte demostrimi i diferences morfologjike ndermjet mashkullit dhe femres.
Po te shikojme me kujdes nje mashkull brinato, perqendrimi i pigmentit evidentohet ne balle, shpatulla dh bisht .
Çiftimi i gabuar brinato X brinato ne zogjte e rinj do kemi nje reduktim te pigmentit ne manton (trupin), dhe evidentimin zonat e caktuara. Çiftimi i gabuar, sillte probleme ne strukturen e puples, ku gjatesia e tepert ishte burim llumpsi(pupel qe rritet brenda bulbit).
Kjo shtyu rritesit ne ibridimin me kardinalinen e venezueles, dhe praktiken e njohur F1>R1>R2>R3.
KATEGORIA
Kategoria mozaik evidenton dimorfismin seksual.
Ne keto kanarina , lipokromi del ne pah ne zonat e caktuara intensivisht, pa me te voglen shenje te brinatures.
Meshkujt kane maske, femrat zonen e vetullave. Intense ne te dy sekset shpatullat , bishti dhe gjoksi ky i fundit me pak.
Shenja e mburojes (scudetto)tek meshkuj , rrige (carena) per femrat .
MASHKULLI..
KARAKTERET TIPIKE
Maska eshte e ngjashme me ate te gardelines, e demarkuar mire, ku perfshin zonen ballore, anesore sbret ne mjeker, dhe shtrihet pertej kendit pas syut, ku mbyllet ne formen e trekendeshit. Nderprerja e lipokromit ne balle, dhe mungesa ne mjeker,eshte difekt i rende dhe penalizohet .
Gjoksi duhet te jete i interesuar nga lipokromi ne formen e mburojes, qe duhet te nderpritet ne lartesine e barkut me nje linje te demarkuar mire. Nje fashe e bardhe duhet te ndaje zonen e pigmentuar te mjekres me gjoksin. Pigmenti nuk duhet te jete prezent ne ije dhe kembe .
Shpatullat e gjera, te mire evidentuara duhet te jene intense ne ngjyre. Lipokromi nuk duhet te shperndahet ne kurriz.
Mbi bishti duhet te jete i ngarkuar mire me lipokrom.
VLERESIMI
SHUME I MIRE
Zogjte me maske te shtrire mire dhe te demarkuar. Zonat e caktuara intense dhe te demarkuara mire. Baza e bardhe me nderhyrje te lehta te pigmentit.
Mburoja ne gjoks e mire evidentuar dhe e demarkuar
I MIRE
Pigmenti me tendece hapjeje ne shpine, ne ije dhe qafe. Gjurme brinature ne mbi bisht.
MJAFTUESHEM
Zonat e caktuara te ngushta dhe te pa demarkuara. Maska me tendence nderprerjeje o e shtrire deri ne bashkimin me gjoksin , perhapje te pigmentit ne ije dhe kembe. Brinature e dukshme ne mbi bisht.
I PA MJAFTUESHEM
Maska e nderprere dhe jo e plote ne mjeker. Zogjte me tendence te Kategorise brinato. Zonat e caktuara te shtira dhe te pa demarkuara. Perhapje te pigmentit ne faqe, qafe,shpine, gjoks, ije dhe kembe.ose e kunderta me zonat e caktuara teper te ngushta.
FEMRA..
KARAKTERET TIPIKE
Zonat e caktuara jane me te ngushta ne krahasim me mashkullin.
Ne koke lipokromi shfaqet vetem ne zonen e syut (vetulla), qe duhet te jete e evidentuar mire .
Vetulla nuk duhet te zgjaten ne drejtim te ballit, apo pas koke. Gjoksi duhet te kete vetem nje rrige ne mes(carena).
Shpatullat dhe gjoksi duhet te jene intense dhe te evidetuara mire
VLERESIMI
SHUME I MIRE
Zonat e caktuara intense dhe te demarkuar mire. Rriga e gjoksit (Carena) ne evidence. Pjesa tjeter e trupit duhet te jete e bardhe perfekte .
I MIRE
Shpina me gjurme te pigmentit, mbi bishti lehtesisht brinato. Zonat e caktuara te shtrira, vetullat te zgjatura, rriga e gjoksit ne evidence.
MJAFTUESHEM
Zonat e caktuara o teper te gjera o teper te ngushta, me nderhyrje te pigmentit ne balle, shpine, gjoks, ije ,dhe kembe.
Brinature e lehte ne shpatulla, me evidente ne mbi bisht.
I PA MJAFTUESHEM
Zogj pa lipokrom ne balle dhe gjoks .
Individe me tendence te kategorise brinato, me prezence maskes, faqe, qafe, shpine, gjoks me peezencen e lipokromit.
SHPJEGIME MBI GJYKIMIN.
Kategoria e mozaikeve,paraqet veshtiresi me te medha ne gjykim, ne krahasim me intensot dhe brinatot .
Pervec zonave te interesuara me lipokrom, maskes tek meshkujt, dhe vetullave tek femrat, duhet konsiderohet mire pjesa e gjoksit, ne te dy versionet. Prezenca e lipokromit ne zonat e bardha, konsiderohet difekt dhe nuk tolerohet. Vleresohen individe qe paraqesin nje kontrast te mire. KONTRAST.......