TE KUQTE

Kerkimi i njeriut eshte i pangopur ,per kete erdhi momenti ne te cilin ishte i veshtire nje ngjyre kaq e dukshme si è kuqja, nuk ishte prezent tek kanarinat e ngjyres. Kjo shtyu nje zoteri gjerman ( Legjende ne boten e ornitologjise) i njohur si DOTT DOUKER, te kryqezoje nje kanarine te verdhe, me nje zog te vogel me emrin kardinalino i Venezueles, mashkulli i te ciles paraqiste nje ngjyre te kuqe te ndezur. 

Me kete DOUKER nuk kerkonte asgje me shume se prezencen e ngjyres se kuqe tek kanarinat.

Nga hibridimi i mashkullit Venezuele per femer te verdhe, lindi gjenerata  e pare qe sipas ligjit te Mendel u quajt F1.

Problemi ishte ne jane fertil F1 apo jo? Ne vazhdim sipas verifikimit qe ndermjet tyre kishte nje sterilitet total, u riprovua ciftimi F1 me nje femer  kanarine, disa nga meshkujt rezultuan fertil, ndersa femrat te gjitha sterile.

Ne kete menyre u konstatua qe fertiliteti i F1 eshte rreth 50%.

Tashme, rruga e kalimit te ngjyres se kuqe nga kardinalino tek kanarinat ishte e hapur.

Te vegjelit e mare nga ciftimi F1 X canarine ( gjenerata e dyte) mori emrin R1 ( duke ditur qe F2 eshte rezultat i F1 X F1). R1 e ngriti fertilitetin tek femrat ne 80%. Femrat R1 vazhduan te jene sterile ose pak fertile rreth 20%.che se e ben rrugen nepermjet femrave pak te praktikuar. R1 X kanarine japin gjeneraten e trete R2.Meshkujt nga ky ciftim jane 100% fertil dhe nje perqindje te larte tek femrat.

Ciftimi R2 X canarine japin R3 qe konsiderohet kanarine, duke pare qe jane 93.75% kanarine dhe 6.25 % kardinalino.

Eshte e mundur edhe ciftimi i kundert pra mashkull kanarine femra Venezuele. Ne te cilen perqindja e fertilitetit ne meshkuj F1 eshte rreth  90% dhe femrat sterile. Kjo menyre ibridimi eshte pak e praktikuar, si per veshtiresine e femrave kardinalino, si per rrugen e metejshme.

Duke ciftuar F1 me nje femer te verdhe, ngjyra e kuqe fillon dhe humbet intensitetin. Fakti qe rritesit e kanarinave me faktor te kuq, nuk jane kurre pa prezencen e kardinalines ne alevament.

Procedura e gjitha ka vend qe te diskutohet, dhe vecanerisht fakti qe kardinalino nuk eshte i kuq, po portokalli. Ndodh qe ne gjendje te lire ushqehet nga nje ose me shume bime qe permbajne karotinen e cila i jep nje ngjyre te ndezur te kuqes.

Ne kafaz kardinalino pas nderrimin i puplave, shfaqet ne nje ngjyre portokalli, duke mos pasur ne dispozicion bimet me perberje karoteni .

Natyrisht qe F1,R1,R2,R3 kishin nje ngjyre portokalli, nje portokalli qe sa vinte dhe behej me e hapur, hap pas hapi qe largohej nga kardinalino.

Ne kete moment lindi polemika, te pranohej portokallia apo te pretendohej e kuqja?Pas shume diskutimesh  fitoi  idea e varietetit te kuq. Duke pare qe ne natyre kardinalino ushqehet me bime qe permbajne karotinen, ishte e natyrshme qe duhej ushqyer edhe ne kafaz ne te njejten menyre . Gjithashtu dhe zogjte me faktor te kuq duhen ushqyer gjithashtu ne te njejten menyre.......

Mbetemi tek tema e ngjyrosjes, 

Nje tjeter argoment ne favor te ngjyres se kuqe, eshte fakti qe nuk mund te percaktojme me saktesi, graden e ngjyres portokalli.

Duke mos njohur dozen,dhe sasine qe kardinalino mer ne natyre, rritesit

 perzierjne ushqimin me ngjyrues me baze karoteni,deri ne arritjen e ngjyres se kuqe.

Lind pyetja, eshte legale kjo qe bejme, apo po tansformojne nje varitet????

Mund ta imagjinoni,qe pergjigjet jane nga me te ndryshmet, disa pozitive ,dhe te tjera negative. Disa te tjere,ne menyre provokuese,ngrinin te tjera teori. 

Perse te mos krijojme, edhe nje kanarine blu? Mjafton ti japesh ngjyrues blu dhe ja ku u be. Natyrisht,ne shikim te pare duket se po nderhyjme ne tjetersimin e nje varieteti, por teoria mbi substancat ngjyruese natyrale ne dieten e kardinalines ne gjendje te eger, e mbi pamundesine e vendosjes se grades te portokallise, ka nje baze llogjike.

Dihet qe njeriu, eshte i prirur ti kaloje limitet, dhe shume rrites filluan te perdorin ngjyrues industrial,dhe qe kthejne me te kuqe gjthshka, me pretendimin se donin te shikonin qe zonat e bardha tek mosaiket ngeleshin te pa prekura. Duke perdorur keto substanca, ishte e pamundur te verifikohej, qe faktori i kuq ishte ne linje korrekte me kardinalinen. Duke pare qe ngjyruesi ne fjale kthen ne te kuqe cdo ngjyre qe gjen, mund te transformosh nje kanarine te verdhe ne te kuqe ( natyrisht  ky eshte fallsifikim i varietetit). Eksistojne ne treg ngjyrues me baze karoteni qe na vertetojne, qe lenda e gjalle(zogjte) me te cilin kane kontakt, kane te trasheguar ate katalizator qe vjen nga hibridimi me venezuelen.ky eshte ngjyruesi qe perdorin rritesit sportiv, dhe qe duan te kene nje race puro.

Ne virtu te fakteve te deritanishme, ne kemi nje ide per boten e faktorit te kuq, qe teknikisht quhet VARIETETI I KUQ, ne kanarinat tona te ngjyres......

MENYRA E GJYKIMIT. (Per kuqte jo me krah te bardhe).

Gjykimi eshte i njejte me kanarinat e verdha (publikuar me shkrimin e kaluar).

Diferenca eshte vetme tek ngjyra...

MENYRA E GJYKIMIT. (Per te kuqte dhe te verdhet me krahe te bardhe)

KARAKTERET TIPIKE .

Ne Kete varietet duhet  mare ne konsiderate: pastertia, sasia, uniformiteti i ngjyres ne trup, dhe PASTERTIA E TE BARDHES NE KRAH DHE BISHT.

VLERESIMI

SHUME  I  MIRE

Pastertia e ngjyres. Uniformiteti perfekt, maksimimi i sasise ne te gjithe trupin. Krahet dhe bishti ne te bardhe perfekte pa asnje shenje pa pastertie. Asnje pende ne krah dhe bisht e ngjyrosur.

I MIRE

Pasterti e mire. Sasia e mire. Krahet dhe bishti me te bardhe pak ne te verdhe.nje ose dy pende ne krah dhe bisht e ngjyrosur.

MJAFTUESHEM

Pa pasterti e lehte e ngjyres. E kuqe me nuance te verdhe ose e kunderta. Krahet dhe bishti te interesuara nga ngjyra e kuqe ose e verdhe. Numer i kosiderueshem i pendeve ne krah dhe bisht te ngjyrosuara. 

I PA MJAFTUESHEM 

Nderthurja reciproke e dy ngjyrave. Zona te ngjyrosura keq me koncentrime te ngjyres ne menyre anomale. Krahet dhe bishti te interesuara ne menyre te theksuar nga ngjyra e kuqe ose e verdhe.

Prezenca e shumte me ngjyre e puplave ne bisht dhe krah.