Kriteret e gjykimit dhe teoria e Kenges e Kanarines Malinois Waterslager
Publikuar nga Komisioni Teknik Kombetar Italian i Kanarines se kenges Malinois Waterslager
Pershtati ne shqip: Spartak Sinoimeri
Botuar nga Komisioni Teknik Kombetar I Malinois
Aldo Trubiano, President
Fausto Bosi, Drejtor
Roberto Gabriele, Drejtor
Me bashkepunimin e F. Di Giorgio, G. Celsi, dhe F. Busso
Me Falenderime ndaj G. Paolo Mignone Song
Artikulli bazohet mbi "Manualin e Malinois Waterslager" - Levievre-Maoro
1.0 Hyrje
Kenga e kanarines Malinois, qe eshte zhvilluar nepermjet seleksionimit dhe edukimit ne Krahinen e Flandres, gjate cerekut te fundit te shekullit te 19te, perbehet nga pjese te ndryshme te quajtura strofa apo skeme kenge, te cilat pergjithesisht, kane marre emrin sipas prononcimit Flameng te notave qe nxiren nga kengetari. Keto emertime eshte mjaft e veshtire te perkthehen ne gjuhe te tjera, prandaj jane ruajtur ne origjinal.
1.1 Teoria e dhe Percaktimi I Arketipit(Struktura individuale e kenges )
Strofat e ndertuara sipas arketipit te kengetarit mund te klasifikohen ne mbeshtetje te dy tipave themeltare te celsava qe kane natyre ritmike:
I. Celesi I pare ritmik, ku strofat e skemes me nderprerje jane:
1 Klokkenden(Klok), 2 Bollenden(Bol), 3 Chorren(Korr), 4 Staaltonen(Çekic), 5 Tjonkken (Çonken), 6 Tjokken (Çoken), 7 Fluiten (Flaut), 8 Soeten (Sëten), 9 Bellen (Bel), 10 Woeten (Vëten), 11 Schokken (Shoken).
II. Celesi I dyte ritmik, ku strofat e skemes pa nderprerje (Rroll/rrjedhes) jane:
1 Rollenden (Roll), 2 Knorren (Knorr), 3 Fluitenrollen (Flaut rrjedhes), 4 Tjokkenrollen (Çok rrjedhes), 5 Belrollen (Bel rrjedhes).
Ne sferen e klasifikimit, si nga pikepamja cilesore ashtu edhe nga ajo sasiore, strofat mbizoteruese te skemes me nderprerje e bejne kengen e Malinois/Waterslager tipike me “goditje”, ndryshe nga harzi qe ka nje kenge tipike rrjedhese dhe pergjithesisht pa nderprerje.
Ne kete pike eshte mire te vecohet rendesia qe rritesat e Malinois/Waterslager I japin stabilizimit te percaktimit te qarte te dallimit te kenges se Malinois dhe Harzit per te rrenjosur nje ndarje te qarte dhe te sakte gjenetike midis dy kengetareve. Kjo eviton edhe gabimin e madh te krahasimit te te dy racave apo futur notat e thella te njeres race ne repertorin e tjetres.
1.2 Postulatet e Sistemit te Gjykimit
Qe prej shume kohesh Sistemi I gjykimit ose I dhenies se pikeve Malinois bazohet ne disa postulate. Ne fakt origjina e tyre eshte e njejte me ate te pershtatur per Harzin, te propozuara nga Dr. Wolf. Keto parime jane pervetesuar, organizuar dhe shperndare.
Cdo system gjykimi, ka ne essence Aplikimin lokal (vende apo federate te ndryshme kane ndryshime ne disa parime) te parimeve te standardit te varur ne arketipin teorik sipas klasifikimeve te dhena ne kapitullin e meposhtem.
1.3 Klasifikimi I strofave te kenges
- Strofat kryesore, perfshijnn ato tinguj qe perfaqesojne zera te paster uji: Klokkende dhe Bollende; Flaute (Flaut dhe Sëten); dhe zerat metalike: Staaltonen (Çekic dhe Çok).
II. Strofat e grupit te dyte, mes te cilave gjinden tingujt e bilbilit: Çokken dhe Wëten; Korren dhe Knorr; dhe strofat me te shpejta te malinois: Roll (Rrjedhje); dhe Bell (Zile).
III. Se fundmi grupi I Schokkel, si nje strofe inferiore.
Klasifikimi I strofave apo I thirur ndryshe klasifikimi I Wulfit, eshte studiuar ne thellesi dhe ne menyre te plote nga Dr. Wolf; duke perdorur sistemin e shumezimit me tre, duke dhene formen e meposhtme te vleresimit:
Inferiore |
1 |
2 |
3 |
Sekondare |
1-2 |
3-4 |
5-6 |
Kryesore |
1-2-3 |
4-5-6 |
7-8-9 |
|
1-2-3-4 |
5-6-7-8 |
9-10-11-12 |
|
Mjaftueshem |
Mire |
Optimale |
Studimi I tabeles se mesiperme, perfshi grupet me vleresimet numerike, te con drejt formulimit te tre paketave te Wolf-it qe jane nje atribut I vleresimit te gjykimit sic tregohet me poshte:
1.4 Paketat Numerike te Wolf-it
- Per strofat e gjykuara “Mjaftuesjem”: 1/3 jane piket maksimale sipas standardit
- Per strofat e gjykuara “Mire”: Me shume se 1/3 dhe deri mbi 2/3 jane piket maksimale sipas standardit
- Per strofat e gjykuara Optimale: me shume se 2/3 dhe mbi 3/3 jane piket maksimale sipas standardit
Themeli Teknik I Shkallezimit
Shkalla nderkombetare e Malinois eshte bazuar ne sistemin e shumezimit me tre dhe prandaj, sipas paketave numerike te Wolf-it, kur strofat klasifikohen si te Mjaftueshme, ato marrin nje pikezim te barabarte me 1/3 pikeve maksimale te mundshme te percaktuar ne shkalle; ato te klasifikuara si te Mira, marrin nje pikezim te barabarte me 1/3 dhe me pak apo baraz me nje te dyten e maksimumit te mundshem te shkalles, dhe ato te pikezuara si Optimale, marrin nje pikezim me mbi 2/3 te maksimumit te shkalles.
Gjithashtu edhe strofat me difekte kane nje proces vleresimi dhe ndahen ne “me pak te renda” qe penalizohen me nje pike minus, “te renda”, qe penalizohen me 2 pike minus, dhe “shume te renda” qe penalizohen me tre pike minus.
Per Tjap (Çap ose Çau), parashikohet skualifikimi I menjehershem i I zogut dhe distancimi I tij nga vendi ku mbahen kengetaret.
Nje kengetar me me pak se 60 pike ne total, gjykohet si I Pamjaftueshem, dhe tregohet ne tabelen e pikeve me: insuff.
Piket totale te strofave, perfshi ketu edhe ato te shtuara per impresionin (Pershtypjen), shumezohen me tre mbeshtetur ne faktin qe me pare kane qene tre gjyqtare qe gjykonin njeherazi zogun, dhe piket e secilit mblidheshin me njera tjetren duke dhene totalin.
Per cdo ekip (katersh) parashikohen edhe pike per harmonine e kipit. Piket e harmonise si edhe ato te difekteve per gabimet, nuk shumezohen me tre.
2.0 Fillimi I Gjykimit
Metodologjia qe percaktohet per vleresimin dhe determinimin e vleres se kenges se kanarines perbehet nga dy faza: Numrat e kafazit shkruhen ne krye te tabeles se pikeve; vendoset nje vize tek kutia qe korrespondon me tingujt e zhdukur (ose shume te rralle); Zogjte kqyren me vemendhje per te percaktuar nese gjithshka eshte ne rregull, dhe degjohet kenga e zogut, per te percaktuar ne menyre individuale zerat e ujit, zerat metalike, dhe flautet, qe tregohen me nje pike te vogel ne fleten e pikeve (pra kengetari I zoteron keto strofa), dhe me vone pasi zogu kendon mjaftueshem dhe perserit kengen, fillon venia e pikeve fillestare, qe rishikohen me permiresimin e strofave. Se fundi vleresohet performanca e kenges ne pergjithesi dhe pikezohet “Impresioni/Pershtypja”, dhe shenohen edhe piket negative per difektet e mundshme.
Per te permbledhur, zbatimi I kqyrjes se pergjithshme dhe degjimi fillestar perdoret si diagnostikim I kengetarit ne kuptimin e morfologjise se zogut (trupi, ngjyra, qendrimi etj) dhe e skemes se kenges mbi pikat kyce te saj, sipas vleresimit numerik te Wulfit, duke marre parasysh edhe kriteret e tjera si perseritjet, gjatesine e strofave, modulimin e toneve, ngjyren apo timbrin e strofave, kontekstin e kenges se plote (e avashte, e shpejte, e nderprere).
2.1 Normat e Pergjithshme te Gjykimit te Strofave nga Gjyqtari
Persa I perket kenges, gjyqtari orientohet nga parametrat e meposhtem:
- Tonaliteti
- Timbri
- Ritmi
- Struktura
- Qendrueshmeria
- Interpretimi
Vecanerisht, Interpretimi varet nga variacionet dhe modulimet (permiresimet) e strofave nga kengetari.
Te gjashta normat e permendura me lart jane te vlesfshme per secilen strofe, qe perfaqesohen sipas prioriteteve te klasave te Wolfit, me cekimin sipas normave 1 dhe 2, ku gjyqtari gjykon se zogu kendon Mjaftueshem, normat 3, 4 dhe 5 ku gjyqtari gjykon se zogu eshte I Mire dhe ate 6, ku gjyqtari gjykon se zogu eshte Optimal.
3.0 Analiza e Strofave te Malinois
Zerat e ujit prezantohen ne arketipin apo standardin me tre strofa te vecanta:
- Klokkende(Klok)
- Bollende(Bol)
- Rollende (Roll)
Keto gjykohen ne menyre te vecante nga karakteristikat e tyre tipike.
1. Klokkende (Klok) Waterslag Karakteristikat tipike
a) Ritmi I strofes: I dallueshem lehtesisht, per te evituar cdo ndikim nga vleresimi I nje rrokje nga rrokjet e perseritura.
b) Struktura e strofes: I referohet larmise si— Klok I rrumbullakosur dhe Klok godites apo Cekic.
Preferenca—Kloku me nje rezonim te paster te ujit, I perseritur ne 4-5 a me shume rrokje, I leshuar me nje ton bas, me tingull te paster, strofe ritmike dhe me variacione melodioze.
Gjykimi:
- I pamjaftueshem—kur nuk ka rezonance uji, tinguj te mprehte apo te paqarte, nuk merr pike.
- I Mjaftueshem—Ndotje te vogla te timbrit, resonance te mire te ujit, tonalitet te mire, qendrueshmeri te vogel: 4 pike. Me 4 deri 5 rrokje, 4-5 pike.
- I Mire—Tonalitet te dallueshem, tinguj te paster, ritem, strukture dhe resonance uji, I mire percaktuar (4-5) rrokje, por me qendrueshmeri te vogel 5-6 pike. Te njejtat karakteriska, me me shume rrokje, qendrueshmeri apo variacione; 7-8 pike.
- Optimal—Manifestohet kur ka tinguj te paster, ritem, strukture, tonalitet te mire dhe presence te larte te rezonances se ujit, dhe variacione te tabllose melodike; 9-10 pike. Me variacione te perseritura, larmi te lakimeve dhe te skemes melodioze, me 1 apo 2 permiresime me ton bas; 11-12 pike.
2. Bollende (Bol) Waterslag Karakteristikat tipike
a) Ritmi: I cituar per ndalimin e nderprerjeve apo nderhyrjeve.
b) Struktura: Aksent te paster fillestar te godistjes.
Preferenca—Merren ne considerate vecanesite dhe eksitimi I perkursionit (goditjet bas) fillestare te strofes, qe demostron rezonance uji, kaskade (rrjedhje) te rregullt, dhe shpejtesi te vogel nga rrokja ne rrokje.
Gjykimi:
- I pamjaftueshem—manifestorhet pa resonance uji, tinguj te mprehte apo te paqarte; nuk merr pike.
- I Mjaftueshem—Ndotje te vogla te timbrit, tonalitet te mire por te stresuar pjeserisht; 3 pike.
- I Mire—Tonalitet uji I dallueshem; ritem dhe strukture te mire, por me ndotje te vogla te tingullit; 4-5 pike.
- Optimal—Pasterti e larte e tingullit, ritem, dhe strukture, qendrueshmeri e larte e tingullit, me variacione ne temen ritmike te strofave; 7-8 pike. Te njejtat karakteriska , me nje apo me shume permiresime te tingullit ose tonit; 9 pike.
3. Rollende (Roll) Waterslag Karakteristikat tipike
a) Ritmi: mungesa e pauzave mes strofes dhe notave.
b) Structura: tipike e vazhdueshme.
Preferenca – Preferohen ata individe qe shprehin strofat me qetesi por me ritem te shpejte, tone te mira dhe te pastra, resonance te paster dhe te dallueshme. Tek strofa duhen marre ne konsiderate thellesia e tonit, rezonanca e paster e ujit, dhe nje rrjedhje e rregullt.
Gjykimi:
- I pamjaftueshem—Tonalitet shume I larte, monotoni e tingullit, bashketingellore te renda, skarcitet I tingujve te ujit; nuk merr pike.
- I Mjaftueshem—ndotje te vogla te timbrit, tonalitet I dobet, ekzekucion I varfer; 2-3 pike.
- I Mire—Tonalitet I mire, Rezonance e paster dhe korrekte, ritem dhe structure e mire, qendrueshmeri e vogel; 4-5 pike.
- Optimal—strofa eshte tingelluese, timber dhe resonance e paster, ritem I qendrueshem por jo I nxituar, me tinguj te larmishem dhe te permiresuar; 5-6 pike.
4. Chor-Knor Karakteristikat tipike
Shenim: keto strofa, ne fund te gjykimit, perfshihen ne te njejtin pikesim.
- Chor paraqitet si nje interval apo perseritje; eshte nje strofe tipike dhe e perhapur tek zogjte e eger, vecanerisht tek bilbili.
- Knor eshte nje strofe qe ka karakteristikat e Rollit (rrjedhes).
Preferenca - ne Chor, format qe vibrojne ne bashketingelloren e fundit preferohen me shume, ne Knorr preferohen strofat ku toni fundor I basit perfundon me nje zanore.
Gjykimi: Merr ne considerate ndryshimin e preferencave ne perseritjen e te dy strofave, duke perdorur te njejtat kritere.
- I mjaftueshem—Ton I pa modeluar, I papaster; 2 pike.
- I Mire—ton tingellues, shume I paster, sekuence e gjate; 3-4 pike.
- Optimal—Kur I njejti kengetar I kendon te dy strofat me karakteristikat e gjykimit “I Mire”, 5-6 pike.
5. Staaltonen (Çekic) Karakteristikat tipike
Ritmi: I dallueshem mire per mungese nderhyrjesh, interval ritmik shume I gjate.
Structura: Dominance e rezonances metalike me volum relativisht te larte dhe e bazuar ne zanore te hapura.
Preferenca: Rezonance e paster dhe delikate e metalit; tingull vibrues me tonalitet te larte, por jo I mprehte (therres), qe zgjatet me nje resonance te avashte qe venitet. Kjo resonance eshte shume e veshtire dhe e rralle.
Gjykimi:
- I pamjaftueshem—mungesa e rezonances metalike, timber I paqarte, tonalitet I mprehte dhe I pakontrolluar; nuk ka pike.
- I Mjaftueshem—ton I arrire, jo I mprehte, timber I paster, resonance e lehte metalike, qendrueshmeri e vogel e tingullit; 3 pike.
- I Mire—Me resonance te larte, mjaft I qendrueshem; 4 pike. Timber I paster, structure e mire, vibrim I larte; 5-6 pike. Te njejtat karakteriska ,Ton I arrire, resonance optimale metalike, qendrueshmeri e larte, modulim (permiresim) I tingullit; 7 pike.
- Optimal—Forma te vecanta te cekicit, me presence te Tjonken (Çonken), me qendrueshmeri te permiresimit te tonalitetit te tingullit; 8-9 pike.
6. Fluiten (Flaut) Karakteristikat tipike
Ritmi: Pauzat jane lehtesisht te dallueshme dhe te rregullta, nje ritem relativisht I avashet.
Struktura: fraza te qeta rilaksuese, vecanerisht te thjeshta ne strukture.
Preferenca: Ne kundershtim me strofat e tjera te thjeshta, preferohen kur paraqiten me grup rrokjesh te perbera nga nje bashketingellore, qe eshte e thelle dhe bas.
Gjykimi:
- I Pamjaftueshem—timber cakordues dhe I paqarte, ritem I shpejte; nuk merr pike.
- I Mjaftueshem—Tonalitet korrekt dhe bas, timber I larte dhe jo I mprehte, qendrueshmeri e vogel; 3 pike.
- I Mire—timber I paster, ritem I panxituar, tonalitet korrekt dhe bas, qendrueshmeri e mire e tingullit; 4-5 pike. Te njejtat karakteriska me permiresime dhe larmi; 6-7 pike.
- Optimal—me kritere te mbeshtetura ne tonalitet, timber dhe qendrueshmeri, mund te arrihen pike shtese deri mbi 8-9 pike.
7. Bellen (Zile) Karakteristikat tipike
Ritmi: Strofe me ritem te dobet, me pauza te shkurtera, te vogla por qe dallohen lehtesisht.
Structura: e njetrajtshme, e perbera nga grup rrokjesh, me nje ekzekutim qe nuk eshte shume I qendrueshem.
Preferenca: Tinguj qe ngjasojne me nota te nxjerra nga goditja e kristalit, emocionuese dhe te shkelqyeshme, te nxjerra me nje regjister te larte, me nje zgjatje te strofes.
Gjykimi:
- I pamjafftueshem—timber I lehte apo I cakorduar, me ritem shume te shpejte, nuk merr pike.
- I Mjaftueshem—Ton relativisht I larte por jo I mrehte, timber I paster, qendrueshmeri te vogel; 2-3 pike.
- I Mire—I njejte me tonalitetin e Mjaftueshem, ritem dhe structure korrekte, qendrueshmeri te mire, por jo e nderfutur mes strofave te tjera; 4 pike.
- Optimal—I shkelqyer dhe me nje intonacion te lehte uji, tonalitet te balancuar bas, (li-lung, lu-lung), me forme shume korrekte; 5-6 pike.
8. Belrol (Zile gurgulluese) Karakteristikat tipike
Ritmi: strofe gurgulluese dhe e vazhdueshme; eshte nje variacion I Ziles por shume e pershpejtuar.
Structura: Ka nje structure te njetrajteshme me regjister te larte por jo e mprehte.
Preferenca: format qe jane rezonuese dhe me qendrueshmeri te limituar.
Gjykimi:
- I Pamjaftueshem—I shfaqur me nje timber jo te qarte, I thate dhe me tone te renda; nuk merr pike.
- Sufficient—Ton bas me timber te paster, me mungesen e rezonances ne gurgullimat e gjata; 2-3 pike.
- I Mire—tonalitet te larte dhe te shkelqyeshem, permbajtje e qendrueshme, rezonance te mire; 4 pike.
- Optimale—E njejte por shume e moderuar ne rregjistrin e tonaliteteve, permbajtje me resonance shume te paster; 5-6 pike.
9. Fluitenrol (Flaut rrjedhes) Karakteristikat tipike
Ritem: Pak a shume I paperceptueshem dhe me structure vecanerisht te thjeshte, me goditje shume te shkurtera.
Gjykimi: Kritere sit e Flautit.
- I Pamjaftueshem—timber I paqarte, I cakorduar; nuk merr pike.
- I Mjaftueshem—Tonalitet bas dhe korrekt; 2 pike.
- Mire—E njejta me “I Mjaftueshem” por me timber shume te paster, me qendrueshmeri te larte dhe larmi.; 3-4 pike.
- Optimale—me tonalitet, timber dhe larmi te persosur mbi 5-6 pike.
10. Tjokken(Çoken) (Tjokkenrol – Çoken rrjedhes) Karakteristikat tipike
Ritem: thuajse I ulet, pauza te qarta (shiko Bellen(Zilen)).
Structura: Nderprerje te qarta, pauza te shkurtera me nje linje tonaliteti te pandryshueshem.
Preferenca: Tipike strofe bilbili, e embel, me nderprerje te zgjatura dhe ritmike qe vijne duke u reduktuar ne nje ritem me forme te tonalitetit te rende dhe pershpejtuar (Çokkenrolli). Preferohen zera me nderprerje te forta.
Gjykimi:
- I Pamjaftueshem—Ekzekutim I papaster, zera horizontale (te sheshte); nuk merr pike.
- E Mjaftueshme—tonalitet te mire, timber te paster, dhe ritem te shpejte; 2 pike.
- I Mire—I njejte me “I mjaftueshem” por me ritem te rregullt, structure te forte, qendrueshmeri korrekte; 3-4 pike.
- Optimale—Te moduluar shume mire, me prezencen e dy strofave, duke vleresuar ritmin me te shpejte ne Çokenroll, tonalitet shume te paster; 5-6 pike.
11. Pershtypja Karakteristikat tipike
Me pikat e Pershtypjes, tentohet te vleresohet cilesia e kenges ne pergjithesi. Pershtypja sidoqofte duhet te marre ne konsiderate sa e plote eshte nje kenge, performancen, qe do te thote shumatorja e strofave dhe tingujve te shprehura ne kompleksitetin e pikeve.
Gjykimi:
- I Pamjaftueshem—Nderprerje te vazhdueshme gjate kenges, shpejtesi e madhe, difektet; nuk merren pike.
- I Mjaftueshem—Kenge e panderprere, ritem I avashtem I kenges, pikezim mesatar ne strofat e vecanta (ne nivel te mjaftueshem); 1 pike.
- I Mire—kenge e panderprere, ritem korrekt I strofave, pikezimi I vecante I strofave ne nivelet “I Mire” apo ndonjehere “Optimal” ne nje apo dy strofa; 2 pike.
- Optimal—I Njejte me piket mesatare te marra ne shkallen “Optimale”; Klok dhe Bol I “Mire”, Flaut dhe Tinguj metalike “te Mire”, timbri I kenges eshte I ujshem dhe kristalin (paster).; 3 pike.
12. Harmonia e Grupit (Stam-ne Flamengo)
Gjykatesi Belg, Mr. G. Lelievre, ne faqene 9 te librit te tij “Kanarina Malinois Waterslager” e pershkruan termin Grup si:
“…me grup kuptohet grupi I zogjve, qe perbehen nga 4 kengetare te se njejtes linje, qe kane te njejten kenge, te njejtin drejtim, te njejtat strofa dhe te njejtin ton. Te gjithe keta zogj duhet ti perkasin te njejtit rrites. Per kete aspect te vecante, jane parashikuar disa pike shtese, qe jane per harmoni te grupit: 3 pike dhe nuk shumezohen per 3”
Koncepti I harmonise, e lejon gjykatesin te vleresoje drejtimin selektiv te kengetareve, dhe talentin e tyre per te dhene nje interpretim te bukur. Ne kete rast vleresohet edhe inteligjenca dhe efektiviteti I punes se Rritesit (amatorit).
13. N. B.: Piket e “Pershtypjes” shumezohen me tre ndersa ato te “Harmonise” se grupit jo.
Gjykimi:
- I pamjaftueshem—drejtimi I kenges se individeve nuk eshte ne harmoni mes kengetareve; nuk merr pike.
- I Mjaftueshem—Disa ndryshime te lehta te formes se drejtimit dhe tonalitetit te kenges mes kengetareve; 1 pike.
- I Mire—Ndryshime shume te vogla ne drejtimin e kenges, cilesi e mire e tingujve; 2 pike.
- Optimal—I njejti drejtim kenge me te njejtin tonalitet, tinguj me cilesi te mire dhe optimale; 3 pike.
13.1 Penalltite
Difekte Neutrale—Tone te mprehta ose akute, toleranca te ndryshme, por te shoqeruara nga rrokje te cilat gjyqtari I ka marre ne considerate ne fleten e pikezimit; nuk merr pike.
Difekte paksa te renda—frymemarrje gjate kenges (Ophaal-Riet); Tone cakorduese akute (Hoge Spitse); tinguj hundore (Neuzige); Zera ankues (Snetter-Snitter); Çip, Çep, Çiet; kollaj te dallueshme; -1 pike.
Difekte te renda—Te njejtat difekte si “difektet paksa te renda”, por te perseritura shpesh dhe me theks gjate konteksit te kenges; -2 pike.
Difekte shume te renda—Te njeta si “Difektet e renda”, te perseritura akoma me shpesh gjate kenges se plote; -3 pike.
Difektet Me te renda—Çap; skualifikim.
13.2 Arsyet e skualifikimit—Neni 24 I Rregullores se Rregullave te Gjykimit te shteteve te Federates Ornitologjike Italiane (FOI):
I. Individet me karakteristikat e meposhteme, qe nuk mund te hyjne ne konkurs dhe prandaj nuk mund te gjykohen.
a) nje subject qe nuk ka unaze te pahapshme
b) nje subject qe nuk ka nje unaze te certifikuar nga Federata Nderkombetare Ornitologjike
c) Nje subjekt unaza e te cilit nuk tregon vitin e lindjes etj apo eshte e parregullt apo e modifikuar
d) Nje subject unaza e te cilit nuk identifikon rritesin
e) Mungesa totale apo e pjesshme e nje gjymtyri, e nje apo me shume gishti, e nje apo me shume thonjsh, individeve te verber etj.