Konfederata Botërore e ornitologjisë (COM)

Rendi Botëror i Gjyqtarëve

STANDARD I këngës së Kanarinës WATERSLAGER / Malinois

 

Parathënie për këtë botim amerikan në shqip

Dokument u ri-redaktua sipas përkthimit të marrë nga Sebastian Vallelunga prej botuesit amerikan Richard Rolloff, i cili ka përshtatur në anglisht nga burimet europiane
Ky materjal është përshtatur nga anglishtja që të jetë më i kuptueshëm nga folësit e shqipes. Përshtatjet nuk do të ndryshojë kuptimin bazë të dokumentit origjinal, por synojnë ta bëjnë atë më të qartë dhe të kuptueshme për lexuesit.

Pershtati ne shqip: Koço Kaskaviqi

*****

Normat e Gjykimit për Waterslagers / Malinois

Kanarina waterslager ka rjedhur nga kanarinat SAKSONE të cilat, në fakt përfaqësojnë në të vërtetë një një zog luftarak(slagvogel).
Kënga e tij është e përbërë nga pjesë ose skema kënge të ndryshme të quajtura ture, të cilat në përgjithësi, janë emërtuar në bazë të nomenklaturës origjinale flamande. Secili emërtim mundohet që të shprehë në mënyrë fonetike turin e kënduar nga zogu në gjuhën flamande. Meqënëse këto janë të vështira për tu përkthyer në gjuhën tonë, ashtu siç ka ndodhur edhe në gjuhet e tjera, ne do ti marim si emërtime të gatëshme, duke u përpjekur të spjegojme dhe domethenien për secilin emërtim

Duhen theksuar  disa abstragime që në fillim (- redaktori)

  • Ne do të pranojmë induksionin fonetik që konsiston në të përshkruarit tonë të këngës nëpermjet zanoreve dhe bashkëtingëlloreve.
  • Shumë emërtime do të perdoren ashtu si janë në gjuhën flamande për shkak të autoritetit ndërkombëtar që kanë krijuar në vite, por kuptimi i tyre do të spjegohet që në momentin e parë të përdorimit
  • Të gjithë fjalët e huazuara në këtë tekst, për lehtësinë e përdoruesve do të shkruhen në shqip ashtu si shqiptohen.
  • Në fjalorin që do të përdorim, rokje e ujshme e zogut quhet ai fragment i këngës që zogu arrin ta theksojë më shumë nëpërmjet përthyerjes gjatë një turi , ose fraze . Turet janë të përberë me rokje të ujshme të këngës të cilët mundet të jenë të rumbullakosur ose te vazhdueshme(–redaktori )
  • Simbas fizikes, tingulli është një dukuri që lind nga lëvizja, përplasja e dy trupave ( këmbanë , gotë ...etj), ose fërkimi i tyre ( korde, tel etj). Këta zakonisht janë tinguj të thjeshtë. Tingujt e përbërë kemi në rastin e mbivendosjes në të njëtën kohë tingujve të thjeshtë. Çdo rrahje apo goditje që ekzekuton zogu gjatë këndimit, përmbledh disa gruptinguj që dalin nga rrahjet e ujit duke nenkuptuar që ato janë gjithmonë tinguj të përbërë. Mirepo në rastin tonë kemi të bejme gjithmone me një gjuhë (kenge ) ku tingujt e ujit janë prezent. Ne do ta shohim këngën nga pozitat e gjuhës, do të pranojmë termin “rokje e ujshme”, megjithëse spjegimet që ju bëhen këtyre “rokjeve të ujshme” janë të gjitha dukuri fizike ( shkëputja e pikës së ujit, vlimi, goditja e çekiçit etj).-redaktori

Waterslager / Malinois ështe një zog i madh, i verdhë, zog i fortë, që u vlerësua shumë në Belgjikë. Belgët u përpoqën shumë për ta mësuar këtë zog të këndojë si bilbili. Në fillimet e hershme, nuk kishte asnjë sistem zyrtar të vlerësimit të këtyre zogjve, por secili rritës veçmas është përpjekur për të përsosur atë që ai vetë pëlqente më shumë në këngën e tyre. Kjo tregon se si u formuan stamet të ndryshme me interpretime shumë të ndryshme të repertorit (në këtë kontekst, këngët e ekipeve me 4 zogj, stamet-redaktori)
Me aplikimin e një sistemi të përzgjedhjes (në të njëjtën mënyrë që gjermanët e kanë praktikuar atë me harzin e tyre), në fillim të shekullit të kaluar ndodhi krijimii i stam-eve të veçanta të waterslagers me dallimet në tonalitetet e veçanta te këngës së tyre. Gjithashtu në këtë kohë u themeluan dhe shoqatat e para dhe filloj zgjerimi i dashurisë për waterslager.
Mbarështuesat e harzit nuk i vlerësonin waterslagers me tingujt e tyre të mprehta. Ata bënë fushata dhe gjithmonë u përpoqën për ti përjashtuar nga garat tyre lirike (pëër disa kohë konkurset e zogjve këngëtarë jashtë Belgjikës ishin vetem, konkurse rul, ose të Harz,  -redaktor).
Në atë kohë, ata që admironin waterslager duhej të shkonin në Belgjikë në mënyrë që të merrnin çertifikatën e gjyqtarit. Në fillim, ata kishin për të miratuar një prej sistemeve të ndryshme të gjykimit, që ekzistonte atëherë në Belgjikë. Megjithatë suksesi u arrit, pas një farë kohe dhe debateve shumë të vështira, në zbatimin të një sistemi të unifikuar të gjykimit. Zogu u emërua gjithashtu në këtë kohë dhe vazhdon të përdorë emrin që ka.
Aktualisht: waterslager / Malinois.
Ai ka qënë një zog shumë popullor që vazhdon të mbahet në kafaz, veçanërisht për shkak të llojit të tij të fuqishëm dhe përshtypjes së vitalitetit që ai jep. Kënga e waterslager në krahasim me atë të harz është si tingujt e pianos të krahasuar me atë të organos.

Të dyja këto janë instrumente të mrekullueshme që, në duart e artistëve, mund të prekin dëgjuesit e tyre. Organo dhe harz prodhojnë thekse relativisht të ngadalshëm, nostalgjik, dhe të butë, piano dhe waterslager / Malinois prodhojnë një ritëm më të animuar me akorde të shkëputur muzikore (dmth., kur një organo është duke luajtur vibrato të fuqishme atëherë prodhon një tingull të gjallë, ndërsa loja e pianos është më e dallueshme, më individuale-redaktori).
Për fat të mirë frika në ditët e sotme, e mbarështuesve të harz nuk eshte se zogjtë e tyre do të kopjojnë këngën e waterslager / Malinois. Aktualisht dy garat takohen krah për krah në ekspozita.
Një mbarështrues i harzit ka komentuar në këtë mënyrë: "Asnjë prej zogjve të mi nuk kap tingullin e waterslager edhe pse ata ishin në mes tyre."

Pyetjet dhe Përgjigjet

Që nga vijnë waterslager? Nga Saxon, një slagvogel, zog luftarak
Si janë krijuar stamet e parë? Nga zgjedhjet e rritësave në Belgjikë
Cila ishte frika e mbarështuesve të harzit? Se zogjtë e tyre do të kopjoni waterslagers
A ka ende një ndryshim në sistemet e gjykimit? Jo, COM ka unifikuar sistemet e ndryshme
Si e shprehet dallimi midis këngës së harz dhe atij të waterslager? Nga tingujt e organos për harzer dhe ato të pianos për waterslager
Çfarë duhet të eliminohen në këngën e waterslager? Të gjitha tonalitet e këngës që vazhdojnë për një kohë të gjatë

Kryesoret

Pa njohuri të mjaftueshme të këngës, një rritës  mund të jetë në gjendje për të prodhuar disa zogj të mire, por ai kurrë nuk do të jetë në gjendje që të gjykojë drejt mbi cilësitë e tyre.
Njohja e këngës është e dobishme dhe e nevojshme, por kjo nuk ka asnjë vlerë pa fakultetin për të vlerësuar harmoninë e tingujve.
Eshtë e mirë që të dëgjojmë shumë zogj, në mënyrë që të përmirësojmë teorinë e vlerësimit. Megjithatë, njohuritë teorike janë të domosdoshme edhe për një që dëshiron të gjykojë një zog për vlerën reale të tij. Ndonjë prej nesh me përvojë, do të jetë në gjendje për të verifikuar pohimin e mëposhtëm: ndërsa shpesh,  je duke dëgjuar një tingull të caktuar, teoria të vjen në mendje dhe atëhere mbërrin në vlerësimin e saktë të tij.
Sejcili prej nesh duhet të mësojë të njohë dhe devijimet e mundshme.

Në përmbledhje, ajo që është e domosdoshme:
• Të njohim të gjithë tingujt
• Të përcaktojmë se cili zog i ka prodhuar ato
• Të numërojmë gjithë tingujt pozitive në mënyrë që të përcaktojmë vlerën e tyre teorike.
•Të njohim menjëherë devijimet, në mënyrë që ato mund të vihen në dukje në fletën e rezultatit
Duket se kënga e kanarinës nuk mund të zhvendoset lehtësisht në simbole muzikore, jo vetëm për shkak të gjysmë-intervaleve të saj, por edhe për shkak të notave të tretave, të tetave, dhe të gjashtëmbëdhjetave të saj. Induksion fonetik konsiston në të përshkruarit tonë të këngës nëpërmjet zanoreve dhe bashkëtingëlloreve, ashtu siç është bërë me harz. Bashkëtingëlloret e ndryshme mund të përdoren për këtë qëllim, dhe me zgjedhjen e zanoreve të ndryshme, mund të shprehet struktura e akordeve të veçantë.
Baza e tonalitetit është gjithmonë një zanore që, për shkak të lëvizjes së saj, shpreh një theks të caktuar.
Vlera e një turi është i bazuar në pjestueshmërinë me nga tre.
Kjo pjesëtueshmëri do të thotë se turi është i kënaqshm, i mirë, ose shumë i mire.
E njëjta pjesëtueshmëri vlen edhe për caktimin e dënimeve të mundshme: gabime te vogla, gabime serioze, dhe gabime shumë të rënda.
Për të zvogëluar disa vështirësi të dukshme, ne mund të përfaqësojmë vlerën e një kënge në përgjithësi, si cdo rënie të bjerë nga tre gradë:

a. me zë të lartë, të mprehtë, apo të vështirë
b. e mesme ose mesatare
c. e ulët dhe e thellë
Kjo do të thotë:
a. një këngë lartë ose të mprehtë nuk ka asnjë vlerë dhe nganjëherë është e gabuar
b. mjaftueshëm të thella: Kënga është me vlerë të mirë
c. ulët ose të thellë (që vjen nga thellësia e organit te këngës) me energji, por ende e butë: kënga është me një përbërje më të mirë
Përveç tre shkallëve të tonalitit të deklaruar më lart, gjithashtu është ritmi dhe lëvizja.
Ne duhet të vëzhgojmë mënyrën se si është ekzekutuar kënga, nëse është e ngadalshme në kohë, mjaft e shpejtë, pjesërisht ose krejtësisht e shpejtë. Përveç kësaj, struktura kryesore e tonaliteteve duhet të dallohet nga: komplekse, e mesme, apo e thjeshtë.
Tonalitete kryesore sa më komplekse dhe shprehëse që janë, sa më shumë që të flasin, aq më shumë pikë se ato të thjeshtat do të marrin.
Në këngën e waterslager / Malinois disa pjesë janë të pandërprera në kohë, te ndërprerë në kohë, dhe kohë të përbërë (kohë ose tempo si e mbështjellë,e rumbullt, tempo rokërzuar ose e ndarë në rokje, dhe tempo e kombinuar -redaktori).
Ne do ta shtjellojmë këtë temë kur ne të përshkruajmë turet. 

Kur dikush është duke dëgjuar një zog, është e rëndësishme që të njohë cilësinë e recitalit dhe për ta emërtuar atë. Vlerësimi bëhet më vonë për shkak se gjyqtari ka të nevojshme që së pari të respektojë mënyrën në të cilën zogu e paraqet zërin. Është e nevojshme për të verifikuar dhe tonalitet si dhe të theksohen tingujt e padëshirueshme. Në kohën e vlerësimit të tonaliteteve, është e nevojshme për të krahasuar zogun duke u gjykuar si një individ ideal.
Nëse kënga është kryer saktësisht, duke përfshirë edhe ndryshimet e mundshme të quajtura në teori, shfrytëzon gjatësinë e duhur dhe përsëritet, vetëm atëherë gjyqtari mund ta konsiderojë caktimin e pikeve maksimale. Eshtë gjithashtu e nevojshme që baza e këngës , turet, të jetë e saktë dhe të jemi në gjendje të dallojme saktë bashkëtingëlloret një për një, ashtu si ato përcaktohen tek fjalët tona.
Një zog I vetëm qe i takon kësaj klase takohet shumë rrallë, sepse përsosmëria nuk ekziston në waterslagerin tonë dhe kjo bën të domosdoshme që të kemi një vesh të mirë si dhe për të interpretuar korrekt teorinë.
Dëgjimi i vëmendshëm dhe gjykimi kritik janë të nevojshme për të shmangur përkushtimin ndaj një "kampioni" të padenjë.

Pyetjet dhe Përgjigjet

Eshtë sistemi gjykimit dëshmi, i konsideruar si i lidhur shumë ngushtë me strukturën logjike? Të gjitha tendencat e ndryshme muzikore gjejnë vendin e tyre dhe bukuria e këngës është e inkurajuar kur përdorim sistemin
Cila është baza e sistemit? Pjesëtueshmëri nga tre: të kënaqshme, të mirë, dhe shumë të mirë
Cilat janë turet përbërës? Ato që përmbajnë tingujt e ujit: rrahje, flluckim, dhe rrjedhje
Cilat janë turet e pandërprerë? Knorr dhe belroll
Cilat janë turet e ndërprerë? Tingujt metalike, të tjokes, të sotes, dhe watersçokel
Çfarë është waterslag apo rokje e ujshme? Ai është një tonalitet në të cilën zëri i ujit dominon tonalitetin bazë

Çfarë parimi duhet të respektojë një gjykatës në vlerësimin e tij? Ai duhet të fillojë me një imazh të një zogu ideal që ka kënduar një tur të përcaktuar

Rokjet e ujshme (Goditjet e ujshme)

Waterslager mund të dojë të paraqesë në disa këngë thekse ujore të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me me ujërat.
Përkufizimi i mëposhtëm mund të na ndihmojë.
Rokjet e ujshme përbëhen nga të gjitha ato tonalitete në të cilat tiparet ujore dominojnë bazën e tonalitetit.
Kënga ujore e kanarinës, do të thotë një tingull që prodhohet brenda një tonaliteti që të kujton lëvizjen e ujit, si gurgullime, sperkatje, etj...
Megjithatë, është e nevojshme të bëjmë një përjashtim, për  rolenden sepse ky tur nuk është rrahje, ky është rrjedhje ose rokullisje.
Për shkak të dominimit ujor të rrjedhshëm, të tempit dhe të tonit bazë ujor, njeriu priret për të dhënë qëndrim të barabartë per çdo "rrahje uji", ose "rrokje uji" në këto ture, dhe kryesisht në atë që ka të bëjë me vlerën e tij muzikore.
Rokjet e ujshme ndahen në tre llojet e mëposhtme kryesore:
E ndërprerë, e vlimit, dhe e rrjedhjes. Te cilat përkojnë përkatësisht me Klokkende, Bolende dhe Rolende
Të gjitha këto lloje kanë një pikë të përbashkët: tingujt e ujit, dallimet duhet  të gjenden në ritmin ose në kohën e perseritjes së goditjes ose rrokjes. Ne duhet të bëjmë dallim në mes tyre dhe ti njohin ato menjëherë.
Si fillim, le të marrim rrahjen e ndërprerë të ujit, klokende: rrahjet shkëputen këtu. Goditjet nuk kanë ndonjë lidhje midis tyre; ka një hapësirë ​​dhe një tingull uji i lakuar është i vendosur në tonalitetin bazë.
Në bolende (si vlimin e fluckave),rrahjet e rokjeve kanë një ritëm më të shpejtë dhe ndjekin njëra-tjetrën, rrahin më afër, toni bazë ka më pak kurbë dhe rokjet janë më pak të shkëputura se në versionin e ndërprerë.
Në rolende (si rrahjet me ujë te rjedhshëm ), rokjet paraqiten edhe më afër së bashku dhe tonalitet bazë, ato janë të vendosur edhe më afër dhe tonaliteti themelor është edhe më pak i përkulur.
Kurrë nuk duhet të heqim nga vëmendja faktin se rrahja e ujit është një tonalitet kryesor që mund të prodhohet në mënyrë të ndërprerë ose në një flluskë.
Rrahja e ujit tek bolende identifikohet lehtësisht: këndohet me rrahje të thella dhe të shkëputura mirë që ngrihen nga fundi i fytit.
Vlera e saj i atribuohet kënaqësisë muzikore që ata i japin dëgjuesit. Baza tonale e rrahjeve të ujit duhet të shprehet si OUILLE, AULLE, OU, ose OO. Të gjitha format e tjera të zanoreve zvogëlojnë cilësinë e rokjeve të ujit.
Një rokje uji që intensifikohet në zë në një kulm dhe pastaj lëviz nga e fortë në piano (të buta) ose të pianisimo (shumë butë), duke përshëndetur apo duke bërë një figurë mbrapa dhe kështu me radhë, ka vlera më shumë.

Pyetjet dhe Përgjigjet

Çfarë është një rokje e ujshme? Ky është një tonalitet kryesor që mund të këndohet në mënyra të ndryshme
Si mund të këndohet? I ndërprerë, me fllucka gurgulluese, ose e rrjedhëshme
Cilat janë tonalitet bazë të mira? OUILE, AULE, OU, OO
Cila është cilësia që e rrit vlerën e një kënge? Kur ajo fillon në një mënyrë të butë dhe rritet në nje kulm të fortë
Çfarë tjetër ja rrit vlerat këngës? Nje tipar oshilues, (përtundës) I rokjeve të ujshme,ashtu si një varavingo
Cili është përkufizimi i rokjes së ujshme? Rokja e ujshme është tonaliteti në të cilin tipari ujor dominon tingullin e tonalitetit bazë.

PËRKUFIZIMET E TUREVE

Goditje (rokje) e ndërprerë ujit,Klokende (Klokkende -editor):

•te kënaqshme, 1-12 pikë
• të mira, 13-24 pikë
• shumë mirë, 25-36 pikë

Karakteri i veçantë i  ujit që bie në menyrë të ndërprerë, ose të kontrolluar, është ritmi i pikes se ujit që shkëputet, i cili është i ndryshëm nga ajo që dëgjojmë nga tingujt e ujit që flluckon.
Tonet themelore janë: OUILE, AULE, OU, dhe OO. Ndonjëherë janë përdorur A, E, I dhe U, por këto janë me vlerë të ulët. Përdoren bashkëtingëlloret, DL BL, WL, dhe GL. Në këtë formë tonaliteti është paraqitur në aspektin e tij më të mirë. Zanoret, e mprehta ose të vështira kur bashkangjiten në këto tonalitete të mira themelore, mund ta zhvlerësojnë këtë tur.
Klokende është e mirë kur ka tonalitete të mira themelore dhe një formë të mirë.
Ne duhet të kuptojmë se ka dy klokkende me ndërprerje i rrumbullakuar dhe ato me çekiç. Tingulli me çekiç është më i shpejtë por nuk duhet të jetë me cilësi më të ulët se i rrumbullakuari.
Rokja e ujshme e harkuar (rumbullakuar) do të ketë zanoret me KL ose Gl. Zogjtë që na paraqesin rokje të sheshuara, në përgjithësi kanë, një presence më të shumtë te ujit në këngët e tyre. Turi e humbet vlerën kur rrahjet janë vetëm të gjysmë-ndërprerë. Turi gjithashtu humb, në këtë rast, përkulshmërine e tij të madhe dhe pasurinë e tingujve, dhe kjo duhet të konsiderohet një pengesë ose e metë.
Pyetjet dhe Përgjigjet
Si dallohet Klokende? Kur ajo interpretohet e ujshme e ndërprere, e thellë dhe me një ritëm të shkëputur që rreh butë, por  fuqishëm, duke i dhënë një tingull më të vlefshëm, ajo duhet të vijë nga thellësia e fytit, si një lloj gargare, por është e këndshme për ta dëgjuar
Cilat janë bashkëtingëlloret të cilat janë pjesë e Klokendes?
 KL, DL, WL, HL, GL
Cilat Klokende janë më pak të mira? Ato me tonet themelore A, E, I, dhe U
Kur është Klokende në më të mirën e saj? Kur ajo është e rrumbullakuar bukur, e plotë, dhe e thellë, ajo duhet të jetë e dallueshme dhe e plotë
Çfarë është një rokje e ujshme e perkulur? Eshte nje rokje ujore qe rritet  derisa arrin në majë (crescendo) dhe pastaj zbret nga tingull i fortë në pianissimo; oshilues,përtundës dhe valëzues
Kur duhet të caktohet  një rezultat i lartë? Kur një Klokende normale këndohet në një mënyrë me oshilative dhe perkundjet ndodhin në një mënyrë të përsëritur.
Kur mund të supozojmë se tingujt janë të pastër? Kur ata të këndohen me sqep të mbyllur
Kur ata janë gati pavlerë, me disa përjashtime? Kur ata të këndohen me një sqep të hapur

Rokjet e flluckave të ujit, Bolende (Bolende-redaktor)

•të kënaqshme, 1-9 pikë
• të mira, 10-18 pikë
• shumë të mira, 19-27 pikë

Bolende(Rokjet e flluckave te ujit) është tonaliteti dytë kryesor në këngën e waterslager, ky nuk është thjesht një shtrembërim i klokkendes. Ka shumë zogj që janë në gjendje të paraqesin bolenden pa të meta.
Ajo duket si një rrahje e ujit e mbështjellë, por ka një ton në rritje. Një rokje si fllucke e ujit që vlon mundet të përshkruajë bazën e tonalitetit të këtij turi. Sepse çdo rrahje është më e shkurtër në kohëzgjatje, ritmi i këtij turi është më shumë i përshpejtuar se sa thamë mësipër per klokkenden.
Dallimi thelbësor mes këtij turi dhe klokendes qëndron në faktin se rokjet janë më pak të shkëputura. Edhe pse turi bolende është klasifikuar ndër tonet e pandërprerë, ka ndërprerje shumë të shkurtra mes rokjeve. Vlera e turit varet nga tingujt ujor duke u prodhuar me ton baze korrekt. Turi këndohet me zanoret O, OU, dhe U dhe bashkëtingëlloret B, W, H, dhe D. Ai duhet të jetë i qartë dhe zanorja U është me vlerë më të vogël sesa O, ose zanoret OU.
Kur efektet ujore nuk janë të theksuar, një bolende e thatë megjithese e bollshme e humb vlerën e saj.

Pyetjet dhe Përgjigjet

A është e vështirë për të bërë dallim mes tureve? Është e vështirë për të dalluar bolenden nga ndërprerjet. Me rokjet e ujit që ndërpriten e dëgjon: blou - blou, LUILE - LUILE, BUILE - BUILE, KLOUILE - KLOUILE; me ujin që flluckon tingujt janë: wou - wou, Bou - Bou, Hou - Hou, dou - Dou
Cili është dallimi kryesor midis një klokende dhe nje bolende? Në klokende ne dëgjojme një tingull L si të formuar nga gjuha. Kjo rrahje nuk është në rastin e bolendes ( kur uji flluckon).
Cilat janë bashkëtingëlloret në një bolende? W, B, H, dhe nganjëherë D
Cilat janë tonet baze te bolendes? OU, O, U, dhe nganjëherë E dhe A, dy zanore e fundit jane me vlera më të ulëta të turit
Sa rrahje duhet të përfshihen kur ndërpritet ose këndohet bolende në mënyrë që ato të konsiderohen të vlefshme? Për aq kohë sa ato janë të holluara me ujë, 3-7 rrahje janë të mjaftueshme që të jenë të vlefshme
Kur mund që një bolende të quhet e vështirë? Kur ajo ka një zë të thellë, e thellë ujore, një ton baze që është e një forme të vështirë dhe e prezantuar në një ritëm më të shpejtë
Si e ka formën dhe ritmin nje bolende, krahasuar me Klokenden? Një bolende, në atë masë që është, mund të jetë shumë e pastër dhe të ketë ritmin më të këndshme për veshin, se e jashtëzakonshmja klokende.
Duhet penalizuar një waterslager kur ka kënduar një tingull të mprehtë? Shumica Waterslagers mund të prodhojnë tone të mprehta, por këto nuk sanksionohen.

Rokjet e ujit që rrjedh, Rolende (Rollende-redaktor)

  • E pakënaqshme, 1 deri në 6 pikë
  • E mirë, 7-12 pikë
  • shumë të mira, 13-18 pikë

Si në rastin e turit të Bolendes, turi ujit që rjedh (Rolende-redaktor), është i përbërë nga një seri rokjesh. Dallimi është tek ritmi më i përshpejtuar. Intervalet midis tonve janë më të shkurtra se ato midis rokjeve të turit bollende.

Sa për pjesën tjetër, struktura e turit rolende duket shumë si ajo e turit bollende, zogu përdor zanore O, OU, dhe U dhe bashkëtingëlloret W, G, D, L, R, dhe B. Këtu, gjithashtu, efektet ujore kane një ndikim të madh në vlerë. Identifikimi i këtij turi varet nga gjatësia e tonit baze dhe shpejtësia e vazhdimësisë së tingujve. Ai mund të paraqitet në intonacion të lartë apo të ulët muzikor, me përjashtim të intonacionit të lartë kur është duke përdorur zanoren I. Turi gjithashtu mund të vijnë në variacione të cilat ia ulin vlerën e tij, për shembull: i lartë, i sheshtë, i thatë, apo si sperkatje. Bashkëtingëlloret e vështira e bëjnë turin më pak të këndshëm për ta dëgjuar, ndërsa zanorja A e zhvlerëson atë.

Pyetjet dhe Përgjigjet

Çfarë kuptojmë me një tur që përsëritet si ujë që rrjedh ? (Rolende) Ky mund të krahasohet me tingujt e ndërprerë të flluckimit, por është shquar për dendësinë (ritmine lexueshëm të pandërprerë) një rjedhshmëri të bollshme; tonet shkrihen larg derisa zanoret nuk dëgjoen më
Cilat janë bashkëtingëlloret e këtij turi? Bashkëtingëlloret janë W, G, D, L, R, dhe B.
Cilat janë tonet bazë? Ou, O, dhe U
E ka ky tur një vazhdimësi më të madhe? Po
Cilat janë tingujt e tij fonetik? LOULOULOULOULOU, LOLOLOLOLO, WOUWOUWOUWOU, WOWOWOWO, LULULULULU, WUWUWUWUWU
Si është turi i mbajtur për një kohë më të gjatë se turet e ndërprerë? Zëri është më pak i thellë dhe kërkon më pak përpjekje
 Cilat janë vlerat e mundshme për këtë tur? Kënaqshëm, 1-6 pikë, mirë, 7-12 pikë; shumë të mirë, 13-18 pikëve
Rolende është klasifikuar me rrahjen e ujit që rjedh. Rolende (waterrol) është një tingëllime të cilin e ndjejmë si gurgullimë, në të përveç bashkëtingëlloreve tjera, është përdorur dhe R. Ndërsa duke dëgjuar një Rollende të mirë, mund të imagjinoni sikur jeni pranë një lumi të rrjedhshëm ku uji rrjedh, perplaset dhe mbështjell pengesat, gurë,drunj, apo objekte të tjera. Te krijon përshtypjen se valët janë si pëshpërima të pllaquritjeve të tyre. Nuk ka dyshim që turi është i përbërë nga një rrjedhje e pandërprerë. Tonet bazë të rolendes janë të njëjta si ato të udhëtimit ujit qe flluckon ose gurgullimës : OU, O, dhe në raste të caktuara A.
Bashkëtingëlloret dëgjohen me vështiresi dhe përbëhen nga germat R, W, L, G, D, dhe B. Këto bashkëtingëllore përdoren në kombinime me zanoret në një formë të dyfishtë ose treshe.
Eshtë esenciale përzieria e gërmes R në tingujt e Rolendes e gërmes R.Rolende që është cilesuar si rrahja e gurgullimës së ujit.

Pyetjet dhe Përgjigjet

A ka ndonjë pyetje në rrahjen e rokjeve të ujshme tek rollende? Jo, kjo ka të bëjë e gjitha me rrjedhjen dhe nuk është e lidhur me rrahjen rokjeve të ujit
Cilat janë tonet baze të rolendes? Tonet e mira janë OU, O, dhe U, një rolende si sperkatje ndonjëherë përdor një E, ose Ë
Çfarë bashkëtingëllore janë përdorur në këto tone? W, G, D, L, R, dhe B, R jane karakteristikë kryesore dhe duhet të jenë gjithmonë të pranishme
Cila është vlera e rolendes? E njëjta gjë, si ajo e gurgullimës së rrjedhjes së ujit

Çor (Chor )
• kënaqshme, 1-6 pikë
• të mira, 7-12 pikë
• shumë mirë, 13-18 pikë

Çor është një tur i ndërprerë zanor, I bollshëm dhe i  shkurtër.
Intervalet mes tingujve janë dukshëm të dëgjueshëm . Kjo tingëllon pak a shumë si " Çor  Çor ". Zanoren është O dhe bashkëtingëlloret janë Ç dhe R me një dridhje të dallueshme. Ndonjëherë bashkëtingëlloret janë SJ (ndoshta në Shqip diçka ndermjet SH-Q-Ç,redaktor). Devijimet nuk janë në lidhje me përdorimin e bashkëtingëlloreve dhe e zanores A, të cilat janë të gabuara. Çor nuk është paraqitur më në vitet e fundit. Bilbili e këndon këtë tur, dhe për këtë arsye ai duhet të preferohet edhe një herë në këngë e waterslagerin tonë.
Shumë prej mbarështuesve nuk e njohin këtë tur për momentin. Ata e marrin atë për një knor edhe kur ai është i kënduar në mënyrë kostante e të qartë.

Pyetjet dhe Përgjigjet

Çfarë është një ( Çor)? Një ( Çor) është një knor I shkurtër, ose për të qënë më të saktë, një lidhje e shkurtër mes dy tingujve.
Cilat janë tonet baze? O ose OU
Cilat janë bashkëtingëlloret? CH dhe R
Cilat janë gabimet të cilët e ulin vlerën e tij? Me A ose E, ai bëhet tepër I sheshtë ose shumë i mprehtë dhe i pakëndshme për tu dëgjuar

Knor(Knor)

•Të kënaqshme, 1-6 pikë
• të mira, 7-12 pikë
• shumë të mira, 13-18 pikë

Knor, është ashtu si ne e dëgjojmë këtë fjale,por në këngën e waterslager është zakonisht një version më i rrumbullakuar. Ai është një tur në të cilin është një rrotullim i pastër dhe i  pandërprerë. Në kundërshtim me knor-in e harzit, ai nuk është paraqitur me shumë variacione të ndryshme. Në përgjithësi, ekziston një knor i rrumbullakuar dhe një knor me një theks Gluck, i quajtur knor Gluck.
Shumëllojshmëria nxjer më të vlefshëm knor-in e rrumbullakuar. Kur turet janë, sikur të flasin, dredha-dredha. Ne e quajmë atë një knor "i dehur". Tonet baze të një knori të mirë janë O dhe OU dhe bashkëtingëlloret janë KN dhe R.
Ai duhet që të këndohet me sqep të mbyllur, zanoret e pasakta shkaktojnë devijime pak të vlefshme dhe zanoret A dhe E ulin e cilësinë e knor.
Ka knor të shkëputur në të cilin zanoret nuk janë të detyruar. Të tjerët janë ujore apo ngjethura kur knor janë krijuar nga zanore me të meta. Një knor ideal është ai që është i mbyllur, i thellë, melodioz, energjik dhe jo shumë i shkurtër,  gjithashtu ai mund të mbahet dhe për një kohë të gjatë. Një knor i mirë waterslager është i shkurtër dhe "i dehur".

Pyetjet dhe Përgjigjet

Çfarë është dallimi në mes knor dhe çor? Knor, në krahasim me çor, është një tingull i pandërprerë dhe gurgullues
Cili lloj i knor është ideal? Knor i rrumbullakosur
Çfarë e ben që ai të shmanget? Përdorimi i zanoreve ose bashkëtingëlloreve të pasakta.
Cilat janë karakteristikat e knor ideal? I mbyllur shumë, i thellë, nxites i fuqishem, dhe të mos mbahet për një kohë të gjatë.
Çfarë është një knor I dehur? Kur zanoret janë të detyruara dhe këndohen pa ndërprerje

Tonet metalike, Tjonken(Tjonken)

• Të kënaqshme, 1-9 pikë
• të mira, 10-18 pikë
• shumë të mirë, 19-27 pikë

Këto janë tonet karakteristike për një waterslager. Një waterslager që i ka të gjitha ture në fletën e rezultatit përveç toneve metalike nuk ka 100% të bukurisë së këngës. Tonet metalike janë të përbërë nga tinguj të ndara nga intervale të mëdha.

Një tingull i përshtatshëm metalik duhet të jetë i degjueshëm, pa jehonë, por turi nuk është një ton metali. Ne mundet që shpesh të dëgjojmë flautat që godasin pa ndonjë rezonancë, mos të mashtrohemi: ata nuk janë tone metalike.
Tonet metalike mund të këndohen në çdo fushë, ata kanë një T të tyre në fillim dhe një NG në fund. Tonet baze janë O, OU, dhe U. Nëse toni metalik këndohet me zanoren O, fillon me TJ (tingëllon si Ç në shqip-redaktori), dhe përfundon me NK, ne e kualifikojme atë si një Çoken (tjonken).
Ne i dëgjojmë aktualisht rrallë këto bashkëtingëllore, ato do të kthehen gradualisht, por kjo do të thotë një përmirësim i madh i këngës.
Devijime të shumta ekzistojnë për shkak të bashkëtingëlloreve të pasakta.
I, e mprehtë dhe nje A e rafshët është një arsye që turi në ton të humbasë vlerën. E njëjta gjë është e vërtetë për tonet bazë të formuar me EU apo IEU.
Tonet si goditje metalike kanë një vlerë më të vogël dhe tonet e lartë dhe të mprehtë mund të penalizohet.

Pyetjet dhe Përgjigjet

Çfarë është e veçantë në lidhje me tonet metalike? Ajo është një pjesë e këngës e cila është konsideruar se ka ardhur nga bilbili.
A ka rezonancë pas këtyre toneve? Është sikur vjen prej goditjes se metalit (çekiç mbi kudhër) apo një gote kristali.
Cilat janë bashkëtingëlloret? T në fillim dhe NK ose NG në fund.
Cilat janë tonet bazë? O, OU, dhe U.
Si e bëjmë këtë tur me fjalë? TOUNG TOUNG dhe nganjëherë Ting Ting.
Me çfarë fillon tjonken? TJ
Si e përfundon atë? NK ose NG.
Si shohim tjonken me fjalë? TJONK TJONK, TJONG TJONG, ose TJOUNG.
Cilat janë kriteret për vlerësimin? Plotësia dhe pastërtia, toni bazë dhe lëvizja e ngadaltë, kur tjonken është e shpejtë kanë më pak vlerë, nëse dikush dëgjon A ose E, turi është pa vlerë.

Soutes dhe flautet (Soutes, Flutes)

• Të kënaqshme, 1-9 pikë
• të mira, 10-18 pikë
• shumë të mirë, 19-27 pikë

Flautet janë një pjesë e domosdoshme e këngës, por flautet e shumtë mund ta dëmtojnë atë. 4 ose 5 flauta të njëpasnjëshme prodhonjë efekt të mirë.

Zanoret duhet të shtrihen, duke prodhuar një ton bazë me gjatësi të përshtatshme, dhe intervalet duhet të jenë në kohë të mjaftueshme.

Me përjashtim të soutes, të cilat janë edhe më të ngadalshme, flautet kanë ritmin e ngadalshëm në mes të tureve. Ata janë formuar nga një zanore që është paraprirë nga një bashkëtingëllore. Zanoret e thella, O dhe OU, paraqesin melodinë më të këndshme. D ose T në fillim mund të shtojnë mprehtësinë. Flauta e mprehte ose akute e dëmton të tërë këngën. Kombinimet e gërmave TSI ose SI mund të penalizohet.
Soutes janë klasifikuar me flautat në fletën rezultateve.
Ato janë dhe një formë e flautit, prandaj, shënohen në të njëjtën mënyrë në fletën e rezultatit. Megjithëse këto nuk janë dëgjuar në vitet e fundit, janë menduar të jenë në turet që vijnë nga bilbili dhe, për këtë arsye, janë konsideruar të jenë shumë tërheqëse. Soutes janë të paharrueshme. Ata krahasohen me flauta të thellë, OU. Por ato mund të këndohen me një tjetër ton bazë. Dallimi mes këtyre dhe flautit është se këtu toni bazë është më i gjatë dhe është paraqitur me një kurbë pak në ngjitje. Bashkëtingëllore e parë është S dhe përfundimi është një T. Ritmi është më i ngadalshëm se ai i flautit dhe intervalet ndërmjet toneve baze është më i gjatë.

Pyetjet dhe Përgjigjet

A janë flautet e domosdoshme? Po, por ata nuk duhet të jetë të tepruar.
Si është karakterizuar struktura? Aq, shumë e thjeshtë.
Si është struktura e flutës? Një zanorje e paraprirë nga një bashkëtingëllore.
Si duhet një rrahje e mirë flauti? Me një ton të O ose OU qe është dhe i mbajtur shtrirë.
Çfarë bashkëtingëllore duhet të paraqiten? Ai duhet të fillojë me D ose T;
TSI dhe SI janë me vlerë të paktë në flauta ose soutes; soutes janë siç u paraqit dhe u përshkrua më sipër, me një ritëm që është pak më i ngadalshëm se sa i flautit

Uote, (Woutes)

Uote-et nuk janë paraqitur më dhe praktikisht janë zhdukur. Ato janë hequr nga karta rezultatit.

Çoken dhe Çokenroll (Tjokken,Tjokkenroll) 

• Te kënaqshme, 1-6 pikë
• të mira, 7-12 pikë
• shumë të mirë, 13-18 pikë

Çoken i përkasin kategorisë së toneve të thjeshtë të ndërprerë. Struktura është e shkurtër dhe pa efekte të fuqishme ujore në tonin bazë.
Ton bazë është O ose OU me bashkëtingëlloret TJ (tingëllon si Ç në shqip,-editor) në fillim dhe K, në fund. Kjo është një tur bilbili që mund të ndikojë shumë në këngë e waterslager.
Herë pas here dëgjojmë çoken të shqiptuar gabimisht, kjo ndodh kur zogjtë përdorin SJ në fillim dhe në fund G. Çjoken i cili është shprehur me një A është i sheshtë, tonet baze me IO tregojne mangesi, dhe me U janë te gabuar. Ritmi duhet të jetë i ngadalshëm me intervale të gjata mes frazave. Forma e paraqitur me një bazë të O –se dhe me intervale të ndryshme është një çok i mirë.

Çokenroll (Tjokkenroll)

Në kundërshtim me emrin e tij, çokenroll nuk është një tur gurgullues. Një "tjok" i bollshem është i ndërprerë gjithmonë, dhe origjina e emrit në këtë rast është si rezultat i ritmit të përshpejtuar të goditjes. Devijimet e mundshme janë të njëjta si ato të çok. Zëri nganjëherë është më i shkurtër. Një prezantim i mirë duhet të tingëllojë si tingujt kur trokasim me shpejtësi mermerin ose një sipërfaqe si akull.
Një efekt ujor do ta ulë pak vlerën e një tjokenrolli. Ndonjëherë kënga e waterslager përmban një tur që mund të përshkruhet si një çok i shpejtë ose, si një çokenroll i mirë apo i ngadalshëm. Në këtë rast, pikët janë dhënë vetëm për një formë apo tjetrën dhe jo për të dyja bashke. Për variacionet pozitive, mund të shtoni një pikë (1) për tu shënuar në fletën e rezultateve.

Pyetjet dhe Përgjigjet

Si paraqitet ky tur në bilancin e rezultatit? Ky është theksuar në një rubrikë të veçantë
Për çfarë lloj toni i takon tjok-ut? Ky është një ton i thjeshtë dhe i ndërprerë
Ka të bëjë çokenroll me gurgullimën? Në kontrast me emrin e tij ky është një tur i ndërprerë, është ritmi i shpejtë, ai që i dha atij emrin e vet
Si paraqitet një tjok i mirë? Ai fillon me TJ dhe mbaron me K, me një ton baze të O-së
Kur është i sheshtë? Kur ai është i shprehur me një ton baze të A-se dhe me bashkëtingëlloret SJ

Si është ritmi i një tjok-u të mirë? Ngadale, me intervale shumë të gjata
Me çfarë mund ta krahasojmë atë? Me zhurmën e përafërt të bërë nga një rokullsije mbi mermer ose mbi akull
Si e shënojmë në pikëzim kur dy format janë të dëgjueshme? Për ndryshim nga format mund të shtohet një pikë në shënimet në fletën e rezultatit

Shokel (Schokkel)

• Tëpakënaqshme, 1 në 3 pikë
• të mira, 4-6 pikë
• shumë të mirë, 7-9 pikë

Shokel është një tingull i ndërprerë me rrahjet e tij dëgjohet shumë i shkëputur. Zërat ndjekin njëri-tjetrin në një lëvizje lëkundëse, dhe këtu qëndron dallimi në mes këtij turi dhe të gjitha tureve të tjera të ndërprera. Toni bazë është më e shkurtër se ai i flautit dhe ky tur mund të paraqitet në çdo ton baze. O, OU, dhe U tingëllojnë mirë, ndërsa A, BE, dhe E apo ato si me hundë janë më pak të mirë.
Bashkëtingëlloret janë H ose ndonjëherë një B, e butë apo L.
Shokel është konsideruar shumë i mirë, kur fillon me H në kombinim me zanoret O ose OU dhe paraqitet në praninë dhe shërbimin e ritmit te lartpërmendur.
Ka disa forma të të metave të tilla si: i vështirë, i gjatë, si me hundë, i detyruar, ose si goditje. Shkaqet e këtyre janë përdorimi i zanoreve ose bashkëtingëlloret e caktuara të gabuara.
Një shokel është schokel i lagësht ose shokel i ujshëm, kjo formë këndohet në natyre nga bilbili. Struktura është e ngjashme, por toni bazë përfshin një kurbë që të kujton tingujt e ujit. Kjo formë është shumë e këndshme për tu dëgjuar. Disa zogj paraqesin variacione ngjitje apo zbritje të tonit bazë
Shokel është një tur mjaft i rrallë.

Pyetjet dhe Përgjigjet

Çfarë bashkëtingëlloret përdor? H ose L; nganjëherë B ose G.
Cilat janë tonet bazë? Ou, O, U; nganjëherë A, IE, ose EE.
Mund që shokel të jetë në rrjedhje? Jo, R nuk është e pranishme.
A janë zërat e lidhur? Jo, të mirët janë prodhuar në një ritëm lëkundës me zëra të ndara.

Zilet ose Belende, (Bellende / Clochettes)

• Te kënaqshme, 1-6 pikë
• të mira, 7-12 pikë
• shumë të mirë, 13-18 pikë

Belende (zilet) janë te ndërprera dhe të shkëputura, por janë të paraqitura në një ritëm shumë të shpejtë. Toni baze është më shpesh U ose I me bashkëtingëlloren L në fillim dhe në fund perfundon me NG. Rrallë ndodhin belende me tone baze të thella. Në këtë rast kemi të ngritur belende te thella. Duke marrë parasysh tonalitete e kufizuara të belendes që tani janë duke u paraqitur, nuk ka gjasa të jetë rrëmbyer vëmendja e dëgjuesit. Do të donim që zogjtë të këndojnë disa zile(belende) , por duhet pasur kujdes qe ata të mos jenë te tepruar apo ti përsëritin ato shumë shpesh. Belende e shtuar e ndryshon këngën. Disa tinguj me të meta që ekzistojnë janë kur belende eshte e mprehte apo e vështirë.
Kur dikush vëren përdorimin e S, ST, ose T, turi është i gabuar dhe duhet të penalizohet.
Ështe mire që një belende të dëgjohet rrallë.

Pyetjet dhe Përgjigjet

A është ky një tingull gurgullues? Jo, pavarësisht emrin te tij, ai është një tingull i ndërprerë i përbërë nga flaute që këndohen në një ritëm të shpejtë.
Cilat janë zanoret dhe bashkëtingëlloret e përdorur në këta tinguj? OU, U, I, dhe D
Është përdorur OU shumë? Rrallë
Si rritet vlera? Me D në fillim dhe, më rrallë, me përdorimin e OU
Cilat jane devijimet kryesore negative? Nje ton baze si me hundë qe fillon me një S, SS, ose TS

Ture të paparashikuara

Këto nuk ekzistojnë dhe janë eliminuar nga fletët e rezultatit.

Përshtypje

Kjo është një kategori e cila i jep pikë shtesë për këngën e zogjve të caktuar. Gjyqtari shpërblen me një përshtypje pozitive kur kjo jepet nga zogu. Kjo e gjitha është në lidhje me përcaktimin nëse zogu ka shprehur veten në një mënyrë të natyrshme, të rehatshme, nëse i ka bashkimet ose lidhjet ndërmjet tureve të ndryshme, a ishin këto të qeta, dhe në qoftë se kënga ishte e tëra e harmonishme.

Thyerja e këngës do të bëjë një përshtypje të keqe. Kënga duhet të paraqitet në një mënyrë spontane dhe pa ndërprerje.

Pyetjet dhe Përgjigjet

Kur një këngë arin të paraqesë një përshtypje pozitive? Kur zogu paraqet ture të ndryshme të njëpasnjëshme pa hezitim, e tërë kënga është harmonike, dhe kënga është paraqitur pa ndërprerje apo prishje.
A është e paraparë ngushtë përshtypja? Jo, ajo është rezultat i njohurive dhe veshit te gjyqtarit që vendos si dhe e përshtypjes për interpretimin.
A mundet që një zog që këndon ture të mira, por që e ndërpret shpesh këngën e tij të marre një përshtypje per nje rezultat të lartë? Jo, kënga duhet të formojnë një tërësi kohezive

Ekipi, Harmonia(Stam)

• Të kënaqshme, 1 pikë
• të mira, pika 2
• 3 pikë shumë të mira

Harmonia e ekipit është një shpërblim me pikë për mbareshtruesin, i cili është në gjëndje për të rritur dhe për të hyrë në garë me 4 zogj, që prodhojnë të njëjtën këngë. Këtu përsëri, është veshi i gjyqtarit dhe ndjenja e tij për interpretimin që të vendosë rezultatin.

Pyetjet dhe Përgjigjet

Çfarë është kategoria e harmonise dhe si llogaritet ajo në fletën e rezultatit? Ashtu si emri, nënkupton, rezultatet që vijnë nga harmonia në këngën e katër zogjve në të cilën gjykatësi ka mundur të dëgjojë dallueshëm se turet janë identike, prandaj është një shpërblim shtesë për mbareshtruesin, rezultati thjesht do të shtohet për të në total.

Përfundim

Zogu ideal është i paarritshëm. Janë gjithmonë disa detaje të cilat ndikojnë negativisht në muzikalitein e këngës. Gjyqtari mund të vlerësojë pjesët pozitive të këngës, ashtu si janë paraqitur nga zogjtë. Në asnjë mënyrë ai nuk është në gjendje që nga rezultati i caktuar tashmë, të zbresë pikë kur i njëjti zog do të këndojë përsëri me vonë po të njejtin tur. Atë çfarë zogjtë kanë fituar nuk mund t’ju hiqet. Megjithatë, kënga e tërë mund të trajtohet në kategorinë “përshtypje” dhe atje mund të caktohen më pak pikë. Gabimet e vogla nuk janë të ndëshkueshëm. Ama, vrasjet e veshit që dëgjohen duhet të vihen në dukje. Gabimet janë të regjistruar në fletën e rezultatit, për shembull: frymëmarja ose rrjete, flautet e larta dhe të mprehta, snetter, snitter, tingujt hundore, dhe tjip, tjep dhe tsiet.
Nëse një pikë cakton dënim, siç është e zakonshme me turet hundore, kjo zakonisht ndodh kur kënga këndohet me një sqep të hapur, duke u shtrembëruar dukshem. Zanorja e është shtrembëruar dhe ku në tonin normal bazë dëgjohet nje E, apo dëgjon BE.
Tonet e mprehta dallohet që janë të meta kur zogu i fillon me një bashkëtingëllore. Kjo ndodh shpesh kur këndohen flaut, bellen, bellroll, dhe nganjëherë tonet janë metalike. Është e rëndësishme që këto incidente të theksohen në fletën e rezultatit.
Zogjtë kanë disa thithje të frymes të cilat konsiderohen të jenë vazhdim i frymarjes. Ato nuk janë konsideruar gabime të rënda. Snetter dhe snitter janë gabimet serioze dhe duhet të trajtohet si i tillë.
Në rastin e tjip, tjep dhe tsiet duhet eliminuar nga kënga e waterslager këto gabime, në të gjitha rrethanat duhet të përbejnë një përpjekje.
Mos harroni, të jeni bujarë me gjykimin tuaj. Mos u verboni nga veshtirësitë natyrale që vijnë nga detyra e mbarështruesve, për të prodhuar zogj të mire të karakterit muzikor, të formuar posaçërisht për kënaqësinë e dëgjuesve të tyre.
Së fundi, mund të keni zogj të pastër dhe të shëndetshëm për tu gjykuar me ndërgjegje të pastër dhe me nder, por mos të harrojmë kurrë:
Asgjë nuk është e përsosur në këtë botë, madje nuk është e përsosur dhe kënga e bukur e kanarinës tonë!

KLOKKENDE

File audio mëposhtë është në pronësi të "MK" dhe është përfshirë këtu vetëm për qëllime edukative!

Përshkrimi është përkthyer nga faqja e Shoqatës Amerikane të Waterslager dhe site"membres.lycos.fr/waterslag~~pobj":

Bën tingullin kur pikon pika.

Zërat: "Clock Clock Clock!!" ose "Bloui", "Glou", "Glouik", "Glo, ic", "Wloui", "WLO, ic", "Wlouc", "Hlouic", "hlo, ic", "Hlouc", "Hloc" .

Sqarim: Emrat fonetike sigurisht janë se si ngjan i kënduar nga ne. Në këtë rast përshkrimi më i zakonshëm është krahasimi i tingullit të emetuar nga rënia e pikës së ujit. Përshkrimi më i zakonshëm i këtij turneu është i përfaqësuar nga një krahasim me tingujt e prodhuar nga rrjedhja e ajrit nga një shishe kur zhytet në një enë me ujë. Për cilësi më të mirë turi duhet të interpretohet me përsëritje të dallueshme , përndryshe ai mund të ngatërrohet me turin"Bollende" e thellë.

Turneu vlerësohet bazuar në I Dallueshëm, i ngadalshëm, në kohëzgjatjen, të përsëritura, të qartë, tingëllues dhe të thellë.

Rezultati: 6 i mire, 7 shumë i mirë, i shkëlqyer 8, 9 e paarritëshme.

Një zog që mund ta ngadalësojë atë duke emetuar një tingull të thellë të ujit, kap kureshtjen dhe vëmendjen e çdo dëgjuesi.

ROLLENDE

File audio mëposhtë është në pronësi të MK dhe është përfshirë këtu vetëm për qëllime edukative!

Bën tingullin e ujit gjatë rrjedhjes.

Përshkrimi më i zakonshëm i këtij turi është i bazuar në një krahasim me tingujt e prodhuar nga ujë që rrjedh si curil.

Ju mund të fantazoni edhe më tej duke aluduar dhe duke iu referuar një lëngu më të trashë, për të theksuar efektin e lëngshëm.

Struktura e turit rolende duket shumë si ajo e turit bollende, zogu përdor zanore O, OU, dhe U dhe bashkëtingëlloret W, G, D, L, R, dhe B.

Identifikimi i këtij turi varet nga gjatësia e tonit bazë dhe shpejtësia e vazhdimësisë së tingujve. Këtu, gjithashtu, efektet ujore kanë një ndikim të madh në vlerë.

Një rezultat me 5 ose 6 pikë për këtë tur është vlerësim shumë i mirë.

BELLEN

File audio mëposhtë është në pronësi të MK dhe është përfshirë këtu vetëm për qëllime edukative!


Bën tingullin e ziles..
Përshkrimi më i zakonshëm i këtij turi është i bazuar në një krahasim me tingujt e prodhuar nga një zile(kë).
Bellen (zilet) janë të ndërprera, të shkëputura, por paraqiten në një ritëm shumë të shpejtë. Zanoret baze janë më shpesh U ose I me bashkëtingëlloren L në fillim dhe në fund perfundojnë me NG.
Një rezultat me 5 ose 6 pikë për këtë tur është vlerësim shumë i mirë.

BELROL

File audio mëposhtë është në pronësi të MK dhe është përfshirë këtu vetëm për qëllime edukative!


Ben tingullin e një zileje ku tringëllimat e saj rrjedhin pa ndërprerë.
Belrol (Zilet e rjedhshme) i takon tureve të thjeshtë, të pandërprerë dhe është një tur i rjedhëshëm. Ai përdor bashkëtingëlloren R dhe zanoret U dhe I.
Dallimi në mes të këtij turi dhe Bele-s është përdorimi i bashkëtingëllore R që e bën atë një tur të rjedhëshëm. Kur Belrol këndohet me një sqep të hapur, degjeneron lehtë dhe një tepricë e këtij turi mund të ndikojnë negativisht në këngë.
Një rezultat me 5 ose 6 pikë për këtë tur është vlerësim shumë i mirë.

FLUITEN

File audio mëposhtë është në pronësi të MK dhe është përfshirë këtu vetëm për qëllime edukative!

Bën tingullin e flautit.

Përshkrimi më i zakonshëm i këtij turi është i bazuar në një krahasim me tingujt e prodhuar nga instrumenti muzikor i Flautit

Flautet kanë ritmin e ngadalshëm në mes të tureve.Ata janë formuar nga një zanore që është paraprirë nga një bashkëtingëllore. Zanoret e thella, O dhe OU, paraqesin një melodi më të këndshme. D ose T në fillim të flautit mund ta shtojnë mprehtësinë. Flauti i mprehte ose akut e dëmton të gjithë këngën. Kombinimet e gërmave TSI ose SI, mund dhe të ndëshkohen.

Këtu, gjithashtu, efektet ujore kanë një ndikim të madh në vlerë.

Një rezultat me 6 ose 7 pikë për këtë tur është vlerësim shumë i mirë. Ndërsa me 8 dhe 9 pike, është  një vlerësim i shkëlqyer.

STAALTONEN

File audio mëposhtë është në pronësi të MK dhe është përfshirë këtu vetëm për qëllime edukative!

Bën tingullin metalik.

Përshkrimi më i zakonshëm i këtij turi është i bazuar në një krahasim me tingujt e prodhuar nga perplasja e dy metaleve

Staaltonen janë të përbërë nga tinguj të ndara nga intervale të mëdha, mund të këndohen në çdo intonacion, ata kanë një T në fillim dhe një NG në fund. Zanoret bazë janë O, OU, dhe U.

Një zë i përshtatshëm metalik duhet të jetë i dëgjueshëm, pa jehonë, ndryshe nuk është nje tur metalik.

Një rezultat me 6 ose 7 pikë për këtë tur është vlerësim shumë i mirë. Ndërsa me 8 dhe 9 pike, është  një vlerësim i shkëlqyer.

TJOKKEN/ TJOKKKENROL

Filet audio mëposhtë janë në pronësi të MK dhe përfshihen këtu vetëm për qëllime edukative!

Ben si tingujt që dëgjojmë kur trokasim në një sipërfaqe mermeri ose akulli.

Tjoken i përkasin kategorisë së tureve të thjeshtë të ndërprerë. Struktura është e shkurtër dhe pa efekte të fuqishme ujore në tonin baze.

Zanore bazë janë O ose OU me bashkëtingëlloret TJ në fillim dhe K, në fund.

TJOKKKENROL

Bën Tjoken në mënyrë të përshpejtuar, ose si tingujt kur trokasim me shpejtësi në një sipërfaqe mermeri ose akulli.

 Në kundërshtim me emrin e tij, tjokenroll nuk është një tur gurgullues. Një "Tjok" i bollshëm është i ndërprerë gjithmonë, dhe origjina e emrit është si rezultat i ritmit të përshpejtuar të goditjes.

Një efekt ujor do ta ulë pak vlerën e një tjokenrolli.

Në formularin e rezultateve keto dy ture janë vendosur sëbashku dhe për të dyja këto ekzekutime zogu mer vetëm një vlerësim.

 Një rezultat me 5 ose 6 pikë për këtë tur është vlerësim shumë i mirë.

INDRUK

Është identifikuar në " përshtypja e përgjithshme " që gjyqtarit i ka bërë një subjekti në shqyrtim.

Në këtë kuptim, ai mund të caktojë deri në një maksimum prej 3 pikësh për përshtypjen, duke ju kthyer më pas gjykimit të tij, sepse i gjithë gjykimi do të dështonte nqse do të jetë i bazuar vetëm në analizën e fragmenteve të këngës së zogut.

CHORR/KNORR

File audio mëposhtë është në pronësi të MK dhe është përfshirë këtu vetëm për qëllime edukative!

Çor është një tur i ndërprerë zanor, I bollshëm dhe i  shkurtër.

Ky tingëllon pak a shumë si " Çor  Çor ".

Bën tingullin e derrit.

Knor, është ashtu siç ne e dëgjojmë këtë fjale,por në këngën e waterslager është zakonisht një version më i rrumbullakuar.

Një rezultat me 5 ose 6 pikë për këtë tur është vlerësim shumë i mirë.

WOETEN

Ky është një tur që është vetëm si shembull teorik, ai është anulluar nga gjyqatarët sistematikisht në formularët e vlerësimit.

Këtu është dhënë me shpresën se edhe mund të kthehet për tifozët, të paktën gjatë garës,sepse në zogjtë e sotëm prej tij nuk ka mbetur më asgjë.

Schokkel

Ky tur është zhdukur tani nga repertori i Malinois Waterslager bashkëkohor dhe fshihet automatikisht nga gjyqtarët në skedat e vlerësimit.

Mirëpo mbetet akoma gjallë shpresa se ai do të rikuperohet.

Kohë më parë, ky tur shfaqej si një tingull i ngjashëm me atë të një flluske, i përcaktuar shumë mirë, futur me shije nga këngëtari, si pjesë e një performance dhe mezi e  lëshonte më shumë se dy herë radhazi.

Mbarështuesit amerikanë e bëjnë imitimin  si "blub".