HARABELAT E KANADASË PO KËNDOJNË NJË KËNGË TË RE.
Mbi 20 vjet, shkencëtarët gjurmuan transformimin e trillit tradicional të një zogu të zakonshëm nga Kanadaja perëndimore në Ontario. Studimi, është "i pari që gjurmon evolucionin kulturor të shpendëve në shkallë kontinentale"
BOTUAR NE NEW YORK TIMES 2 KORRIK 2020
NGA Dear Giaimo
Harabeli gush- bardhe
Edhe nëse nuk jeni nje njeri i pasionuar pas zogjve, me siguri qe e njihni këngën e këndshme të harabelit gush-bardhë. Nje zog aq i njohur, klasiku kengetar në pyjet e Amerikës së Veriut. Madje ka edhe neneoniken* e vet, "Old Sam Peabody-Peabody-Peabody".
*Neonika –shkence qe studion zhvillimin e sistemeve për përmirësimin dhe ndihmën e kujtesës. Në fund të dimrit, Harabelat gush-bardhe shpërthejnë në këngë. Vite me pare, vendasit filluan ta kujtojne lehtësisht nepermjet fjalëve perngjasuese njerëzore: "Old Sam Peabody, Peabody, Peabody". Ose "Oh, Kanada e ëmbël, Kanada, Kanada."
Por gjatë gjysëms se shekullit të kaluar, këndimi këngës nga harabeli përfundoi nga e trefishtë ajo vazhdoi ndryshimin dhe eshte zëvendësuar nga një variant i ri, i përfunduar vetem sa dyfishte, sipas një shkrimi të botuar të enjten e javes se shkuar në Current Biology. "Duket që harabelët duan të këndojnë diçka të re".
Studimi, i cili zgjati 20 vjet, është "i pari që gjurmon evolucionin kulturor të shpendëve në shkallë kontinentale," tha Mason Youngblood, një kandidat për doktoraturë në sjelljen e kafshëve në Qendrën e Diplomimit CUNY, por i papërfshirë në kërkime. Ai e përshkruan kete dukuri si një ndryshim shumë më të gjerë dhe më të shpejtë nga sa mendohej më parë.
Scott Ramsay, një ekologjist në Universitetin Wilfrid Laurier në Ontario, ishte i pari që vuri re gjatë një vizite qe beri sebashku me një profesor të Universitetit te Kolumbisë Britanike Veriore në Kanada perëndimore me Ken Otter se pylli dukej pak si i larget,.
"Ai tha," Zogjtë tuaj po këndojnë diçka të çuditshme "," kujton Dr. Otter.
Doktor Otter regjistroi disa këngë te harabelit gush-bardhe dhe i studioi duke i shndërruar ato në spektrogramë –( vizuale ose grafike), kështu ato mund të krahasohen më lehtë. Këngët klasike "Old Sam Peabody-Peabody-Peabody" nga një model i trefishtë: grupe të përsëritura të tre goditjeve. përfunduan ne këngët e reja në dyshe, megjithese regjistrimi mbeti i mbërthyer pas: "Old Sam Peabuh-Peabuh-Peabuh-Peabuh.
"Ishte "një lloj tjetër i modelit të sinkopacionit*", tha Dr. Otter. "Ata ishin belbëzues."
________________________________________________________
* sinkopacioni përfshin një shumëllojshmëri të ritmeve të luajtura së bashku për të ekzekutuar një pjesë muzikore, ne kete rast kenga e zogut.
Ashtu si shumë zogj, meshkujt harabelë gush-bardhe këndojnë per femrat për të sinjalizuar territorin e tyre dhe për të tërhequr shokët. Çdo individ harabel ka mënyrën e vet të fillimit të këngës, por të gjithë konvergojnë në një fund të përbashkët.Por ashtu si dhe në botën njerëzore, ata që përziejnë risinë me familjaritetin herë pas here gjejnë sukses, dhe kënga e tyre e re qarkullon nëpër një komunitet të caktuar.
Edhe Dr Otter dhe kolegët e tij e kuptuan se kjo qe po ndodhte kish te bente vetëm me zogjtë e tyre në Kanadane Perëndimore, se "ishte thjesht një popullsi e izoluar, periferike" që bënte kete gjë, tha ai.
Kur u përpoqën të kuptojnë se ku mbaronte ky lloji vargu i këngës, ata kuptuan se zogjtë po këndonin këngën edhe në zona të tjera. Në vitin 2004, gjysma e zogjve që studiuesit regjistruan në Alberta po këndonin versionin dyshe (me dy goditje) në vend të tresheve. Deri në vitin 2014, ishin të gjithë, "dhe ajo kishte filluar të shfaqej deri në lindje sa Ontario," tha Dr. Otter.
Për të kuptuar më të mirë përhapjen e fenomenit, studiuesit iu drejtuan bazës së të dhënave për shkencat qe studiojne zogjtë. Ata regjistruan këngën e harabelit gush-bardhe nga gjithë Kanadaja dhe nga veriui i Shteteve te Bashkuara dhe i klasifikuan sipas llojit të këngës pergjate kohës. Në harte, ju mund të shihni se kënga dyshe fiton rëndësi , ndikimi i saj zgjerohet dhe forcohet. Deri në vitin 2019, ajo kishte marrë përhapjen e plotë nga Yukon në Otava, tashme si një hit i çertifikuar që aktualisht po shkel në Shtetet e Bashkuara Verilindore.
Duke vezhguar zogjtë e Kanadasë Perëndimore me gjeolokatorë (GPS), ata zbuluan se disa prej tyre i kalojnë dimrat në jug të Shteteve të Bashkuara, ku mbivendosen me zogj qe vijne aty nga vendet e tjera. Me siguri atje këngën e perzjejne me te tjeret që kalojne përreth.
Mundësia që zogjtë të shkëmbejnë këngë në territorin e dimerimit «vërtet hapi idene mbi mënyrën si ne mendojmë për mësimin e këngëve», tha Dana Moseley, një ekolog në Universitetin James Madison në Virxhinia, i cili nuk ishte i përfshirë në studim. Është gjithashtu dëshmi se zogjtë atje ku ndalen në migrim dhe "dimërojnë, rriten dhe formojnë edhe sjelljen e tyre", tha ajo.
Që një këngë të ndryshohet si kjo është shumë e pazakontë, tha Dr. Otter. Kjo shkon kundër teorive mbizotëruese të shpendëve, të cilat theksojnë përfitimet e ngjitjes në llojin e këngës lokale. Ajo që po ndodh me harabelin është "një lloj si një Australian që vjen në Nju Jork. Pastaj New Yorkezeet të të vendosin te miratojnë theksin e tij, dhe të gjithë fillojnë papritmas te flasin me theksin Australian" tha ai.
Është e paqartë pse kenget me dyshe janë kaq të njohura. Dr Otter dhe kolegët e tij mendojnë se kjo, ka të bëjë me harabelat femra, të cilat kerkojne të shijojnë pak risi.
Donald Kroodsma, një ekspert i zogjve, i cili nuk ishte i përfshirë në studim, u pajtua me idete, duke treguar punën e mëparshme që tregon se popullata të caktuara të nje lloji tjeter te harblerëve ndryshojne me shpejtësi kryesisht këngët që kanë të bëjnë me çiftëzimin, duke i mbajtur të njëjta kryesisht këngët (turet) luftarake. "Spekulimet nga autorë te ndryshem duket se janë të përshtatshme, " tha Dr. Kroodsma. " Ama, vetëm zogjtë e dinë arsyen e vertete."