FEDERATA ORNITOLOGET SHQIPTARE (FOSH), është një familje e madhe e gjithë atyre shqiptarëve, ku do ku jetojnë dhe që jetën e tyre e kanë të lidhur me jetën e zogjve; është ky pasjon që na bashkon këtu të gjithë.
FOSH është nje organizate jofitim prurese (OJF) që ushtron aktivitetin e saj në gjithë teritorin e Shqiperisë. Ajo është themeluar në Tiranë, në datën 15.05.2014 dhe është regjistruar fillimisht në Gjykatën e Rrethit Gjyqesor Tiranë, me emrin " Shoqata e Mbarështuesve të Kanarinave". Emrin FEDERATA ORNITOLOGET SHQIPTARE e mori po nga kjo Gjykatë në datën 16.05.2017, me Vendimin Nr. 3867/1. Ne 19 Tetor 2019 FOSH pranoi si antare me të drejta të plota Klubet:
"Waterslager Malinois Albania-CLUB"
“Canaries of Color Albania - CLUB“
“Canaries of Form and Position Albania - CLUB
"Timbrado Club Kosova"
“Zogjte Indigjene Albania - CLUB“
Objekt i veprimtarisë së FOSH është :
Të koordinojë dhe lehtesojë kontaktet dhe këmbimet e ekperiencës mes mbareshtuesve vendas dhe atyre te huaj.
Nepermjet antareve te saj te mbaje regjistrin e te gjithe personave qe mbareshtrojne, shumojne individe ne gjendje jo te lire. Te regjistroje individet e lindur dhe rritur ne keto kushte dhe te informoje Autoritetin menaxhues perkates Te ndihmoje anëtarët e saj në fermat e tyre;
Te nxise dhe organizojë ekspozita dhe panaire të zogjve me nismën e saj ose të organizatave si motra qe kryejne veprimtarine e tyre jashte kufijve te Shqiperise;
Te organizoje takime të rregullta dhe studime, konferenca dhe kurse me përmbajtje edukative për te popullarizuar idete e saj lidhur me jeten, mbareshtrimin dhe rruajtjen e zogjve;
Te zhvilloje projekte edukuese për mbarështimin amator te zogjve dekorative dhe kengetare,per njohjen dhe zhvillimin e trashëgimnisë autoktone nepër shkolla, qendra të komunitetit, klube, etj.;
Te bashkëpunojnë me organizatat tjera për ruajtjen e racave te pastra te zogjve;
Te inkurajojnë anëtarët, brenda kufijve të mundësisë, në furnizimin e pajisjeve për zogjte dhe çdo gjë tjetër të nevojshme për të gjitha aktivitetet institucionale.
organizimin e seminareve, simpoziumeve, programeve të trajnimit, ruajtjes, promovimit te eksperiencave te mbareshtrimit te edukoje dhe perhape dashurine per mbareshtimin e shpendeve duke rritur numrin e dashamiresave te tyre.
Zhvillimin, publikimin dhe qarkullimin e materialeve (revista, gazeta e broshura) që trajtojnë çështje në lidhje rritjen e kanarinave dhe zogjve indigjene.
Sponsorizimi dhe menaxhimi i çdo lloj veprimtarie tjetër që shërben në realizimin e qëllimit të shoqatës.
Mbajtja e raporteve me organizata dhe shoqata analoge të huaja për arritjen e qëllimit të shoqatës