KOMITETI DREJTUES I EDICIONIT TE TRETE "FESTIVALI ZOGJVE", TIRANE
Në datën 18.08.2018, ora 11. 00, u mblodh në Durrës, rruga Taulantia,. KOMITETI DREJTUES I EDICIONIT TE TRETE "FESTIVALI ZOGJVE", TIRANE
KOMITETI DREJTUES pas diskutimesh miratoi:

RREGULLORE E FESTIVALIT 3
Federata e Ornitologëve Shqiptarë (FOSH) per organizimin e edicionit te tretë ne"FESTIVALIN E ZOGJVE",  në datat 8 dhe 9 Dhjetor 2018 shpall :
Regulla te pergjitheshme

  1. Pjesëmarrës në Festivalin e Zogjve janë vetëm zogj të unazuar per vitin 2018 sipas standartit COM, me unaza të mbyllura nga Shqiperia dhe gjithë vendet e tjera pjesëmarrëse.
  2. Salla  do të jetë e organizuar në 3 pavione

" A", pavioni i zogjve të ngjyrës, formës dhe pozicionit
" B ", pavioni i zogjve të këngës
" C", pavioni i tregëtimit.

  1. Zogjtë që do të ekspozohen ne pavionin " A" dhe "B" nuk do të mund të dalin nga kafazi ku janë pranuar dhe regjistruar nga sekretaria deri në përfundimin e plote të Festivalit.
  2. Çdo zog që do të marrë pjesë në Festival, pavaresisht pavionit ku do të ekspozohet do të kontribuojë për shpenzimet e këtij organizimi. Çdo zog do të ekspozohet vetëm pasi të ketë kryer proceduren e regjistrimit. Pagesa e tarifes së regjistrimit është pjesë e procedurës së regjistrimit.
  3. Formulari për regjistrim, pagesa dhe procedurat publikohen. Regjistrimi përmban të dhënat e mbareshtuesit, emrin e Federates dhe Shoqates ku aderon, adresën e tij, KPM (Kodin Personal te Mbareshtuesit, Nr e unazes dhe racen për cdo zog. Shkarko Formularin për regjistrim
  4. Numuri i zogjve për ekspozim ne pavionin " A"dhe "B"  nga një mbarështues është i pakufizuar. Ndërsa numruri i zogjve për tregëtim në pavionin " C " është i kushtëzuar nga pjesmarja në pavionet për ekspozim në raportin 1 me 3. Dmth, vetëm një mbareshtues i regjistruar në pavionin " A"ose "B" ka të drejtë të regjistrohet si pjesmarrës në pavionin "C" duke regjistruar jo më shumë se trefishin e zogjve të regjistruar prej tij ne pavionin " A"ose "B".
  5. Regjistrimi i pjesmarresve ne pavionin " A" dhe "B" perfundon ne daten 01 Nentor 2018, ora 12.00. Regjistrimin i pjesmarresve ne pavionin " C" perfundon ne daten 09 Dhjetor 2018, ora 12.00.
  6. Tarifa per regjistrimin e antareve te FOSH eshte e njejte ne te tre pavionet " A", "B", ose" C", 100 lekë/ zog. Per mbareshtuesit e tjere që nuk aderojnë në FOSH, përvec tarifes për regjistrim në pavionin "C", e cila do te jete 3 fish, tarifat per regjistrim ne pavionin  " A"dhe "B", do te jene te njejta me antaret e FOSH. Pagesa per te huajt do të jetë 1 euro /zog ose tre fishi i saj, ne rastin e regjistrimit ne pavionin "C "
  7. Çdo shoqeri tregetimi do te regjistrohet me ane te Formularit per Regjistrim ne pavionin "C". Rregullat per pjesmarje ne pavionet e tjera janë po ato të spjeguara në pikat 1,3,4,5,6 dhe 7.Tarifa e regjistrimit si pjesmarrës për një siperfaqe modul ekspozimi 12m² për një Shoqeri tregetimi është 5 000 leke, ose shumëfish i saj ne rast përsëritje të modulit. Regjistrimin i shoqerive tregetare dhe percaktimi i siperfaqes dhe pozicionit perfundon ne daten 01 Nentor 2018, ora 12.00. Shkarko Formularin per Regjistrim