SA I NJOHIM RREGULLAT SPORTIVE TË PASIONIT TONË?
SA I NJOHIM RREGULLAT SPORTIVE TË PASIONIT TONË?
LISTA E SEKSIONEVE DHE KLASAVE SIPAS C.O.M./O.M.J NGA VITI 2025
Vijon…
Pjesa e 3 të.
Seksioni E në nomenklaturën e O.M.J. / C.O.M. mbledh Kanarinat e Formës dhe Pozicionit (Canaris de Posture). Ndryshe nga Seksioni D ku vlerësohet ngjyra, këtu vlerësimi bazohet te silueta, madhësia, postura (qëndrimi në sipërfaqe/përqafimi i shkopit), pendët dhe cilësia e kurorës (për racat me kreshtë).
Struktura e Seksionit E ndahet në 2 Seksione:
- E1, Ku ekspozohen Kanarinat e Pozicionit me pendë lisho (të lëmuara) dhe,
- E2 Ku ekspozohen Kanarinat e Pozicionit me pendë kaçurela (të dredhuara)
Sipas Formatit të Pjesëmarrjes nomeklatura veçon:
-Stam (Ekip): Klasa çift (p.sh. E1-002, E1-004) – që përfaqëson konkurimin e një koleksion prej 4 zogjsh të të njëjtit rritës, të njëjtës racë, variant e ngjyrë.
-Individual (Single): Klasë tek (p.sh. E1-001, E1-003) – Zogjtë konkurrojnë të vetëm.
Për cdo race është përcaktuar gjithashtu Matrica Zyrtare e Kafazeve të Ekspozimit
Për të garantuar kushte të barabarta dhe për të nxjerrë në pah tiparet e çdo race, C.O.M. përcakton rreptësisht përdorimin e 3 tipeve kryesore të kafazeve: C1;C2;C3 Një kategori e caktuar përdor kafazet tip B1 që përdoren për kanarinat e ngjyrës.
Vazhdon...
Listën e plotë mund ta gjeni në faqen zyrtare të C.O.M., tek lidhja: https://conforni.org/en/news/com-sections-and-classes-list-2025-2026










